Si e vlerësonte Muhamedi alejhi selam PUNËN
Muhamedi a.s një ditë kur e takoi njërin nga as-habet (shokët e Pejgamberit a.s), i cili quheshte Muaz, i tha:
– “O Muaz, të qenkan ashpërsuar duart e të qenkan bërë me kallo (baltë)”.
Po Resulull-llah kam kazëm në dorë dhe po punoj tokën, kështu arrij të siguroj jetesën e fëmijëve.
Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem e përqafoi hazreti Muazin dhe i tha:
– “Këtë dorë nuk e djeg Xhehenemi”.
Përseri një ditë, një njeri i ri i cili ishte shumë i zhvilluar dhe i fuqishëm po shkonte duke vrapuar shumë herët për në punë. Disa nga as-habet (shokët e Pejgamberit a.s) që ndodheshin aty, nuk e panë me vënd këtë veprim dhe thanë sikur të vraponte kështu për rrugë të Zotit.
Pejgamberi a.s që ndodhej aty, tha:
“Mos thoni ashtu! Në qoftë se po shkon në punë për të mos i’u bërë nevojtar të tjerëve, për të mos e lejuar nënën, babanë, fëmijët dhe pjestarët e tjerë të familjes që t’i bëhen të tjerëve nevojtarë, nëse ka dalur të punojë që mos ti turperojë ata është në rrugë të Zotit, nëse ka dalur për një punë të hajrit është në rrugë të Zotit, çdo hap që ai hedh është ibadet (adhurim).”
Siç kuptohet, puna me një qëllim të mirë në Islam është idadet (adhurim ndaj Zotit). Por puna atyre që bëjnë harame dhe që hanë hakun e të tjerëve nuk quhet ibadet. Të thuash “Çfarë nevojë ka të falësh Namazin kur puna na qenka ibadet” është një gjë shumë e gabuar. Pra puna dhe njerëzit që punojnë në Islam vlersohen dhe shpërblehen shumë, kështu që nëse punohet me qëllim të mirë e të pastër atëherë tek Zoti puna që po bëjmë llogaritet si adhurim ndaj Atij, por asesi nuk duhet anashkaluar gjërat tjera që na ka obliguar Zoti në Kur’an për përditshmërinë dhe çështjet ekzistenciale.
Ai që dëshiron të ushqehet me hallall duhet t’i kushtojë rëndësi këtyre 5 gjërave:
1. Për të vrapuar pas riskut, nuk duhet të lihen pas dore ibadetet tjera që na ka obliguar All-llahu.
2. Nuk duhet t’i bëjmë dëm ose ti hyjmë në hak ndonjë njeriu, duke u munduar të fitojmë.
3. Duke punuar duhet të kemi për qëllim që të mbrojmë pjesëtarët e tjerë të familjes.
4. Gjatë punës nuk duhet të stërmundojmë veten.
5. Duhet ta kemi të qartë se puna është vetëm një arsye për riskun. Por risku nuk fitohet me anë të punës, por na e jep Zoti i Madhëruar.