0.9 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

SI E PRANOVA ISLAMIN

Më të lexuarat

Unë çdoherë e kam besuar Zotin prej që e mbajë në kujtesë të kaluarën. Nëna ime ka qënë katolike, besimtare e fortë. Kështuqë, unë kam jetuar dhe jam rritur në një familje katolike.
Pas disa kohëve ka dashur All-llahu që të takohem me një djalosh emigrant nga Kosova, me të cilin edhe jam martuar dhe kam jetuar me te 10 vite si katolike.
Ai gjithherë ishte musliman, mirëpo ai në fillim të takimit nuk e falte namazin rregullisht. Ai linte parimin kryesor për një besimtar musliman, që është t’i nënshtrohesh All-llahut me ibadet, pasiqë mu për këtë na ka krijuar Ai. Siç thotë All-llahu i Madhëruar: “Unë nuk i krijova xhindet dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë.” [Edh-Dharijat, 56] Mëgjithate, ai e ndjente vetën keq se pse nuk e kryen këtë obligim dhe çdoherë kishte shpresën se një ditë do t’ia fillojë. All-llahu nga mëshira e Tij, na ofroi të dyve, mua dhe atë afër Tij. All-llahu Ekber – All-llahu është më i madhi.
Çdoherë e kam dashur profetin Isa – Jezusin, aq fortë saqë ashtu kemi mësuar se ai ka qenë një i dërguar nga ana e Zotit dhe djalë i Tij. Kështu kam besuar derisa lexova Librin e Shenjtë – Kur’anin ku thotë All-llahu: “S’ka dyshim se All-llahu nuk e falë (mëkatin) t’i përshkruash Atij rival (idhujtarinë), e përpos këtij (mëkati) ia falë kujt të do. Kush i përshkruan All-llahut rival, ai ka trilluar një mëkat të madh.” [En-Nisa, 48]
“Pra, përpos All-llahut mos lut zot tjetër e të bëhesh prej të dënuarve.” [Esh-Shura, 213]
“Thuaj i lutëm Zotit tim dhe nuk i shoqëroj Atij askënd!” [El-Xhind, 20]
“Kush i bën shok All-llahut, All-llahu ia ndalon Atij mirësitë e xhennetit dhe vendqëndrimi i tij është zjarri.” [El-Maide, 72]
Dhe lexova hadithet e Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]: “Kush adhuron dikë tjetër përpos All-llahut dhe vdes në këtë gjendje hyn në zjarrë.” [Muslimi]
“Mëkati më i madh është t’i shoqërosh All-llahut dikë tjetër.” [Muslimi]
“Kush vdes duke i bërë shok All-llahut hyn në zjarr.” [Muslimi]
Këto dhe argumente të shumta si këto që më bënë të bindem me Islamin.
Falënderimet i takojnë All-llahut që e dërgoi të Dërguarin e fundit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] që t’na udhëzojë dhe t’na njerrë nga errësira në dritë, në rrugën më të drejtë.
Lus All-llahun që t’më falë mua dhe t’i udhëzojë të gjithë ata që nuk e njohin All-llahun ashtu siç e meriton të adhurohet dhe t’i drejtojë zemrat e tyre në fenë e pastër, Islamin dhe ta njohin All-llahun dhe profetin e tyre të fundit ashtu siç e meritojnë.
Ka prej njerëzve, që nga mosdija e tyre që kanë e fyejn Pejgamberin [sal-lallahu alejhi ve sel-lem], por All-llahu është Ai, që e ndryshon gjendjen dhe e udhëzon kënd të dojë Ai.
Unë e falënderoj All-llahun që më bëri ta gjejë besimin e vërtetë dhe ta njoh profetin e fundit, Muhamedin [sal-lallahu alejhi ve sel-lem].
All-llahu më ka udhëzuar hap pas hapi dhe këtu kam parë, elhamdulilah, që Ai na do, apo i do robët e vet dhe na përgjigjet neve.
Dhuntitë e Tija janë të shumta. Njëra nga ata është se na ka gëzuar me një vajzë, elhamdulilah, gjatë kohës që ende isha e krishtere. Shpesh herë rrjedhin lotët kur i kujtojë të mirat që na i ka dhuruar. Inshallah do të mundohem që të jem sa më shumë besnike ndaj urdhërave të Tija, me të cilat na ka obliguar, që këto gjithsesi janë në të mirën tonë.
E lindja e vajzës, ashtu siç thashë më herët, kur unë isha ende e krishtere. Në këtë kohë bashkëshorti më tregoi për një webfaqe të Islamit në gjuhen suedeze. Sa herë që lexojsha ndesha qetësim shpirtëror, çdo ajet palohej në zemrën time duke u dalluar e bardha nga e zeza, duke e parë se si duhet të jetë një rob i All-llahut dhe e vetmja rrugë që i afrohet me dashuri All-llahut ishte feja Islame.
Kështuqë kam gjetur lumturinë në 5 kohet e namazit dhe takimin me Krijuesin, ashtu siç na ka porositur me mbulesë Islame (hixhabin). Pra, këto janë prej obligimesh të All-llahut, janë të lehta për t’i kryer dhe këto i kam ndje disi në vete: Medina, kjo është dhuratë nga Unë, që të jeshë sa më afër Meje.
Kur vendosa që të bëhem muslimane ju afrova një ditë bashkëshortit tim dhe i thashë se unë dua të bëhëm muslimane dhe ta pranoj All-llahun Zot të vetëm, duke mos e shoqëruar në adhurim me askënd tjetër dhe ta pranoj Muhamedin [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] të dërguar dhe rob të All-llahut dhe Pejgamber të fundit. Në këtë moment bashkëshorti mbeti i habitur dhe gati se nuk me besonte. Ishte aq i gëzuar nga këto fjalë saqë deshi All-llahu që edhe ai të bëhët një musliman i mirëfilltë.
Kështu pra unë e pranova Islamin, elhamdulilah, falënderimet i takojnë vetëm All-llahut.
Në përfundim dua të them se e vetmja e vërtetë nga të gjitha religjonet është Islami. Ashtu siç ka thënë All-llahu: “Feja e vetme e pranuar tek All-llahu është Islami. U kundërshtuan ata që u është dhënë libri, pasi që u erdhi e vërteta, nga zilia mes vete. E kush mohon argumentet e All-llahut, (le ta dijë se) All-llahu (ia) llogaritë shpejtë.” [Ali Imran, 19]
Në fund lus All-llahun [subhanehu ve teala] që njerzimit t’ua mundësojë ta kuptojnë këtë!

Motra e juaj Medina
Murtez Xhaferi
1 Korrik 2007

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit