Ngjarjen e tregon dijetari i njohur saudian, Selman El-Aude, në një prej shkrimeve të tij.
Njëherë më vizitoi doktori Lawrence Brown (oftalmolog nga SHBA-të, i cili tani jeton në Medine dhe ka shkruar disa vepra kritikë ndaj ungjijve). I kam kërkuar që të ma tregojë historinë e pranimit të Islamit nga ana e tij dhe më tha:
“I studiova fetë ekzistuese dhe ato më çuan deri te ateizmi. Në ndërkohë më lindi një vajzë e cila ishte e sëmurë prej zemrës. Mjekët më thanë se nuk ka shpresë për shërimin e saj. Hyra ta shoh dhe pash se trupi i saj ishte mavijosur. Nga dhoma e saj dola duke qarë dhe shkova drejtë e te dhoma që ishte e paraparë për lutje. Me një përulje të madhe ju drejtova Zotit me këtë lutje: “O Zot i Madh, nëse je duke më dëgjuar, të lutem më ndihmo! Kam për të të qenë gjithmonë falënderues dhe do të orvatem që të të njoh më shumë dhe të të adhuroj me sinqeritet.”
“Pas një kohe u ktheva përsëri në Spital dhe ç’të shohësh, gazim i madh dukej në fytyrën e mjekëve. Me thanë se shëndeti i vajzës sime ishte përmirësuar, i është kthyer fuqia dhe se e ka kaluar fazën kritike. Pas kësaj, ajo nuk qëndroi gjatë në spital. Sot është shumë mirë dhe jeton në Japoni. Ja pra, ky ishte rasti që më ktheu kah Allahu dhe me bëri që ta pranoj Islamin.”