Transmetohet në një hadith se Pejgamberi عليه سلم e pyeti Xhibrilin (alejhi selam). që t’ia përshkruajë xhehenemin.
Xhibrili عليه سلم tha: “O Muhamed, xhehenemi është i errët dhe në të është errësirë e madhe. Sikur një pjesë e xhehenemit, sa gjilpëra, të kishte dalë në dynja, do ta kishte djegur tokën dhe çdo gjë që ka në të.
Sikur një rrobë prej rrobave të xhehenemlinjëve të ishte varur në ndonjë vend të tokës, do ta kishte shkatërruar dynjanë prej erës së rëndë që e ka.
Sikur një pjesë e ushqimit të xhehenemlinjëve të ishte sjellë në dynja do t’ua kishte prishur jetën njerëzve në këtë dynja.
Sikur një engjëll prej engjëjve të xhehenemit, të cilët në numër janë 19 dhe janë rojet kryesore të xhehenemit, të ishte sjellë në këtë botë, do të kishin vdekur të gjithë njerëzit nga pamja e shëmtuar që ka ai engjëll.
Sikur një rreth prej zinxhirit të gjatë me të cilin lidhen xhehenemlinjtë të ishte sjellë në dynja, do të ishte shafitur toka dhe çka ka në të.”
Kur e dëgjoi Pejgamberi عليه سلم këtë tha: “Mjaft o Xhibril, mjaft! Dhe filloi të qajë, e bashkë me të edhe Xhibrili عليه سلم. Pejgamberi عليه سلم i tha: “O Xhibril, a po qan edhe ti që çfarë pozite ke ti tek Allahu?!” Xhibril عليه سلم vazhdon e thotë: “Ç’më pengon mua që Allahu të më ndryshojë gjendjen time ashtu siç e ndryshoi gjendjen e Iblisit të mallkuar?”