0.8 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Si e ktheu Izraeli xhaminë historike në një klub nate

Më të lexuarat

Dikur ishte një hapësirë ku njerëzit bashkoheshin për t’ju lutur Zotit të tyre. Tani, ajo hapësirë është shndërruar në një kafene dhe sallë festash ku organizohen takimet nga ato politike, e deri te dasmat.

E njohur si një nga xhamitë më historike në Palestinë, Al Ahmar është pushtuar së bashku me qytetin Safed nga bandat izraelite në vitin 1948, për t’u kthyer më pas në shkollë për hebrenjtë, e më pas në qendër të takimeve politike të partisë Likud.

I fundit ndryshim i saj ishte shndërrimi në një klub nate, dhe eventualisht në sallë dasmash. Me gjithë përpjekjet e komunitetit musliman për të kthyer objektin e tyre në pronësinë që i takon, gjykata e Nazaretit ka zvarritur ankesat.

Ka shumë dokumete që shërbejnë si fakte se kush është pronar i kësaj xhamie, por popullsia muslimane në zonë thonë se janë munduar ta shpëtojnë xhaminë pa dhunë e gjakderdhje.

Qyteti Safed dikur ishte shtëpia e 12,000 palestinezëve që u detyruan të braktisnin shtëpitë e tyre në vitin 1948. Që nga atëherë, xhamia është përdorur nga kushdo tjetër, por jo nga muslimanët. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit