3 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Si e komentoni ju këtë?

Më të lexuarat

Pyetja:

Në disa libra për besimin e myslimanit, të cilat i kam lexuar, kam parë ndarjen e besimit ndaj Allahut ne tri lloje: Teuhid uluhije, rububije dhe esmau ue sifatu. Por, së afërmi, dëgjova nga një hoxhë, i cili thoshte se kjo ndarje nuk është e njohur te muslimanët e hershëm dhe nuk përmendet në hadithe të sakta. E sa më kujtohet nuk kam lexuar ndonjë hadith që e ndan besimin në Allahun në këto tri lloje. Si e komentoni ju këtë?

Përgjigja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshim mbi të dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokët dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Është më se e vërtetë se kjo formë e ndarjes së Teuhidit (njëshmërisë së Allahut) në tri lloje, duke e emërtuar secilin lloj, nuk është bërë në Kuran dhe në ndonjë hadith nga Muhamedi (bekimi i Allahut dhe paqja qofshin mbi të!), por ju duhet të keni parasysh se çfarë ka për qëllim nga kjo ndarje. Me fjalë tjera, ndarja e teuhidit tu ehli suneti në këto tri lloje nuk është për qëllim të përligjet ndonjë dispozitë e cila nuk ka qenë e njohur në kohën e Muhamedit (salallahhu alejhi ue selem), jo, kjo nuk vjen në konsiderim në asnjë mënyrë, ashtu sikurse që kjo ndarje nuk është objektive në vete. Prandaj edhe disa dijetarë, gjithashtu të ehli sunetit, kur e kanë shtjelluar teuhidin dhe çështjet që kanë të bëjnë me të, kanë bërë ndarjen e tij në forma dhe pikëvështrime të tjera. Disa ia kanë shtuar këtyre tri llojeve edhe një lloj që e quajtën “teuhidu hakemije” “veçimi i Allahut në gjykimin (ligjin) e Tij”, e disa të tjerë e kanë ndarë atë në vetëm dy lloje, kurse ka të tjerë që kanë bërë krejtësisht ndarje, duke pasur për qëllim pikënisje të tjera. Sido që të jetë, qëllimi nga ndarja është që myslimani, sa më thjeshtë, të mund të perceptojë teuhidin dhe atë çfarë kërkohet nga ai, duke e besuar Allahun e Lartësuar dhe duke realizuar bazën mbi të cilën ndërtohet besimi islam. Ajo është monoteizmi i pastër i cili largon nga besimi i muslimanit çdo formë e të shoqëruarit Allahut dikë në ato gjëra me të cilat veçohet Ai dhe është i denjë për të. Kurse më e pranuara dhe më e qarta në këtë është ndarja e saj në këto tri lloje, prandaj edhe librat e njohur që e shtjellojnë teuhidin kanë shkuar me këtë metodologji të ndarjes.

Kurse thënia e tyre se kjo nuk gjendet në hadithe dhe se kjo ndarje është “bidat”-“risi” është tendencë që të ndërlikojnë atë që është e thjeshtë dhe t`i hutojnë besimtarët në atë që janë të bindur, duke u munduar të fusin huti tek ata, pasi që këto forma të ndarjeve dhe klasifikimeve të çështjeve janë të pranuar dhe njohur në çdo lëmi, qoftë në fikh, hadith, tefsir, etj, e gjithashtu edhe në akide. P.sh.: nëse pyeten ata, cilat gjëra e prishin abdesin apo namazin? Ata do të përgjigjeshin duke i numëruar dhe klasifikuar gjërat të cilat realisht nuk janë të përmendura dhe radhitura në atë formë edhe në hadithe, por janë të përmbledhura nga një serë e citateve kuranore dhe haditheve. E njëjta vlen edhe për këtë ndarje, pasi për secilën lloj ka argument në vete qoftë nga Kurani ose hadithi. Allahu e di më së miri.

Alaudin Abazi

10.02.2007

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit