2.2 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Si e kam përjetuar burgun izraelit?

Më të lexuarat

Muhammed Abdulazizi nga Palestina gjatë një bisede për agjencionin turk Anadollija, përshkruan se si e kanë nxënë ushtarët izraelit, përderisa kthehej nga Gaza në Bregun Perëndimor.

Palestinezi Abdulaziz sot i ka 35 vjet. Kur e kanë nxënë ushtarët izraelit ky i ka pasur vetëm 23 vjet dhe ka qenë student. Planifikonte të bëhej inxhinier elektronik por atë natë kur u kap nga ana e tyre jeta iu ndryshua tërësisht.

ABDULAZIZI MOMENTALISHT JETON NE STAMBOLL
“Më kapën ushtarët izraelit derisa kthehesha nga Gaza për në bregun perëndimor, edhe atë pa asnjë farë arsye. Në auto mi lidhën duart dhe sytë. Pastaj më çuan dhe më mbyllën në një dhomë të vogël. Atje më rrahën shumë me një send të fortë. Më rrihnin në kokë dhe kah beli.
Më kanë rrahur pandërprerë 12 orë, duke m’i zhveshur rrobat. Dhe kështu filluan të më pyesin për Izraelin. Më vonë më transferuan në burg të qytetit të Askalanit. Derisa më torturuan ushtarët më dëmtuan në boshtin kurrizor.
“Edhe pse kisha dhembje të mëdha nuk më lejonin të shtrihem në spital. Kështu që në fund mbeta pjesërisht i paralizuar”: rrëfen Abdulazizi.

ABDULAZIZI U GJYKUA 12 VJET BURGIM, GJYKIMI I TË CILIT ZGJATI 5 VJET
“Dhoma në të cilën qëndronin vetëm të burgosurit e sëmurë, nuk kishte kushte të mira. Përpos meje, edhe 6 palestinez tjerë ishin në atë dhomë. Gjendja e tyre ishte edhe më e keqe se e imja. Është dashur të pres 6 muaj që të më kontrollon ndonjë mjek. Sigurisht se gjatë kësaj pritje, ashtu i sëmurë, gjendja ime është përkeqësuar ende më shumë.
Kështu që bëra një kërkesë që të shtrihem në spital por izraelitët më refuzuan. Ushqimi nuk ishte aspak i mirë. Silleshin me ne sikur të mos ishim qenie njerëzore.
Tri herë kam mbajtur grevë urie. Herën e fundit më zgjati 28 ditë : thotë Abdulazizi duke shtuar se sa vështirë ishte të jesh një i burgosur në karrocë.
Edhe pse ende isha pjesërisht i paralizuar akoma nuk lejonin të shërohem. Isha i detyruar që për 8 vite të jetojë në atë mënyrë duke qenë në burg.
Para 5 viteve vendosën të më operojnë në spital. Gjithçka shkoi mirë , por edhe pse mjeku më rekomandoi pushim ata nuk lejuan të qëndrojë më në spital. Pas operacionit më transferuan në burg i cili ishte larg nga spitali.
Me të arritur në burg përsëri u keqësova. Pra ,hyra në burg si njeri i shëndoshë por tashmë nuk isha,: tha Abdulazizi.

DËSHIROJ TË KTHEHEM NË PALESTINË DUKE ECUR
Abdulazizi edhe pse u lirua nga burgu pas 12 viteve, nuk mund të ecë por atë e bën vetëm me karrocë. U lirua nga burgu para 2 muajve. Nëpërmjet shoqatës për ndihmë dhe solidaritet “Dora e bardh palestineze” u soll në Stamboll.
Pas disa kontrolleve që iu bënë atij, përsëri u operua më 24 gusht të këtij viti.”Operacioni ishte i suksesshëm, shpresoj të i kthehem Palestinës sime duke ecur”:thotë Abdulazizi.

PALESTINEZËT E DUANË POPULLIN TURK
“Besoni se aq sa i donë Turqit Palestinezët , më së paku aq i donë ata Turqit. Kur u sulmua anija “Mavi Marmara” nga ushtria izraelite, unë isha endë në burg. Atë ngjarje asnjëherë nuk do ta harrojë.
“Mavi Marmara” ishte ndihma që u dërgua nga një shtet i lirë për një shtet tjetër të lirë. Ishte tentim i vetëm për të na ndihmuar.
Që as arabët këtë nuk e bënë por e bënë njerëzit që nuk e njohin gjuhën arabe.
Për këtë jam shumë falënderues ndaj turqve që kanë zgjedhur Rexhep Tajip Erdoganin për udhëheqës të tyre. Ngase Erdoganin e duanë Palestinezët.”:tha Abdulazizi duke iu falënderuar dhe uruar popullin turk për ndihmën që iu dha shtetit të tij.

Përktheu dhe përshtati nga boshnjakishtja: Shefije Nuhiju/mszh/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit