5.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Si duhet trajtuar temperatura tek fëmijët? Ja disa këshilla…

Më të lexuarat

Temperatura është një shenjë e zakonshme e sëmundjes, por ajo nuk është domosdoshmërisht diçka e keqe.
 
Në fakt, temperatura duket të luajë një rol kyç në luftën kundër infeksioneve. Ndaj, pyetja a duhet ta trajtoni temperaturën, apo ta lini të ndjekë rrjedhën e saj është e natyrshme?
Për t’ju ndihmuar të vendosni, ndiqni këto këshilla:
– Foshnjat dhe fëmijët e vegjël / Çfarë duhet të bëni? –
0-3 muaj – Temperaturë 38°C, ose më e lartë (matur në mënyrë rektale)
• Kontaktoni mjekun edhe në qoftë se fëmija juaj nuk ka shenja, apo simptoma të tjera.
3-6 muaj – Temperaturë 38,9°C (matur në mënyrë rektale)
• Inkurajoni fëmijën tuaj të pushojë (të qetësohet, shlodhet) dhe të pijë sa më shumë lëngje. Barnat nuk janë të nevojshme. Kontaktoni mjekun nëse fëmija juaj duket shumë nervoz, i fjetur, apo në gjendje jo të mirë.
3-6 muaj – Temperaturë mbi 38,9°C (matur në mënyrë rektale)
• Lidhuni me mjekun; ai/ajo mund t’ju kërkojë të vizitojë fëmijën.
6-24 muaj – Temperaturë mbi 38,9°C (matur në mënyrë rektale)
• Jepini fëmijës suaj acetaminophen (paracetamol etj). Për fëmijët mbi 6 muajsh, ibuprofeni është gjithashtu një mundësi (Advil, Motrin, etj). Lexoni me kujdes udhëzimet mbi përdorimin për dozën e duhur. Mos përdorni aspirinë për foshnjat, ose fëmijët. Lidhuni me mjekun nëse mjekimi nuk jep rezultat për temperaturën, ose ajo zgjat mbi një ditë.
– Çfarë duhet të bëni në fëmijët e moshës 2-17 vjeç? –
Fëmijët e moshës 3 vjeç dhe më të vegjël – Temperaturë deri në 38,9°C (matur në mënyrë rektale), ose të matur në mënyrë orale për fëmijët mbi 3 vjeç.
• Inkurajoni fëmijën tuaj të pushojë (të qetësohet, shlodhet) dhe të pijë sa më shumë lëngje. Barnat nuk janë të nevojshme. Lidhuni me mjekun nëse fëmija juaj duket shumë nervoz, i fjetur, apo në gjendje jo të mirë.
Fëmijët e moshës 3 vjeç dhe më të vegjël – Temperaturë mbi 38,9°C (matur në mënyrë rektale), ose të matur në mënyrë orale për fëmijët mbi 3 vjeç.
• Nëse fëmija duket në gjendje jo të mirë, jepini acetaminophen (paracetamol, etj.), ose ibuprofen (Advil, Motrin, etj.). Lexoni me kujdes udhëzimet mbi përdorimin për dozën e duhur dhe bëni kujdes për të mos dhënë më shumë se një mjekim, që përmban acetaminophen; si psh medikamente antigripale (që përmbajnë acetaminophen). Shmangni përdorimin e aspirinës për fëmijët dhe adoleshentët. Lidhuni me mjekun nëse mjekimi nuk jep rezultat për temperaturën, ose zgjat mbi tri ditë.
– Temperatura tek të rriturit / Çfarë duhet të bëni? –
18 vjeç – Temperaturë deri në 38,9°C
• Pushoni dhe pini sa më shumë lëngje. Barnat nuk janë të nevojshme. Lidhuni me mjekun nëse temperatura shoqërohet me dhimbje të forta koke, ngurtësim të qafës, gulçim, apo shenja të tjera të pazakonta.
Mbi 18 vjeç – Temperaturë mbi 38,9°C
• Nëse nuk ndiheni mirë, përdorni acetaminophen (paracetamol, etj.), ibuprofen (Advil, Motrin, etj.), ose aspirinë. Lexoni me kujdes udhëzimet mbi përdorimin për dozën e duhur dhe bëni kujdes për të mos marrë më shumë se një mjekim, që përmban acetaminophen; si psh medikamente antigripale (që përmbajnë acetaminophen). Kërkoni mjekun nëse temperatura nuk i përgjigjet mjekimit dhe është vazhdimisht 39,4°C, ose më e lartë, apo zgjat mbi tri ditë.
Këto rekomandime janë për njerëz të shëndetshëm, që nuk kanë deficit imunitar, ose nuk po trajtohen me kimioterapi, apo nuk i janë nënshtruar së fundmi ndërhyrjes kirurgjike.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit