2.2 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Si duhet ta kërkojmë Xhennetin prej Allahut?

Më të lexuarat

Hasan El Basri pa një burrë që po luante me guralecë dhe po i lutej Allahut duke i thënë:
“O Zot! Më marto mua me hyritë e Xhenetit.” Pasi e dëgjoi, Hasani i tha atij: “Luan kot me guraleca dhe kërkon hyritë e Xhenetit?! Po siflet kështu xhanëm?!”

U themi atyre që ndjejnë kënaqësi kur dëgjojnë dhe lexojnë mbi banorët e Xhenetit, e pastaj thonë:

“O Zot! Na bëj ne prej banorëve të Xhenetit!”, ndërkohë që ata vazhdojnë të qëndrojnë në gjendjen e tyre dhe nuk ndryshojnë. Si mund ta kërkojnë ata Xhenetin, kur nuk punojnë për të?! Ai që me të vërtetë kërkon Xhenetin, duhet ta marrë shumë seriozisht këtë dhe të bëjë ç’është e mundur, duke jetuar gjithmonë mes riskut dhe shpresës së Zotit.

Pasi kemi studiuar ajetet kuranore që flasin për armiqësitë e banorëve të zjarrit dhe kemi mësuar për vuajtjet e tmërrshme që ata heqin atje, duhet të nxjerrim një mësim për të gjitha këto. Ne duhet të pendohemi sinqerisht përpara se të jetë vonë. Ky është preokupimi i njerëzve që mendojnë dhe janë të lidhur me Allahun. Përsa u përket zemrave të sëmura, ato vetëm ashpërsohen dhe zhyten në mëkate kur dëgjojnë për gjëra të tilla. Allahu i Madhëruar thotë:

“Ne i frikësojmë ata (idhujtarët), por kjo gjë nuk u shton atyre veçse rebelim të madh.” {El isra 60}

Shenja e nxjerrjes së mësimit dhe e frikës nga Zoti është braktisja e mëkateve, siç ka thënë Ibn Tejmije: “Frika e lavdërueshme është ajo që të pengon nga gjynahet.”

Allahu nuk adhurohet vetëm me frikë, pasi kjo do të çonte në pesimizëm dhe në humbjen e shpresave nga Zoti. Allahu adhurohet duke shpresuar në mëshirën e Tij dhe njëkohësisht duke iu frikësuar ndëshkimit të Tij. Allahu i Madhëruar na ka lajmëruar në Librin e Tij, ku përshkruan gjendjen e besimtarëve dhe thote:
“Shpresojnë në mëshirën e Tij dhe i frikësohen dënimit të Tij.” {El isra 58)

Ibn Kethiri thotë:

“Adhurimi i Zotit nuk plotësohet pa pasur frikë dhe shpresë tek Ai. Nëpërmjet frikës, njerëzit largohen nga punët e këqija, ndërsa nëpërmjet shpresës, njerëzit shtojnë bindjen ndaj Zotit dhe punët e mira.”Lusim Allahun e Madhëruar të jemi prej robërve të Tij, të cilët thonë: “Ne i frikësohemi dënimit të Zotit tonë. në një ditë shumë të vështirë që i bën fytyrat të zymta.“{El Insan 10}

Kështu Allahu do të na shpërblejë Ditën e Gjykimit, do të na mbrojë prej ndëshkimit të Tij dhe do te na dhurojë Xhenetet e Tij. Në lidhje me këtë, Allahu i
Madhëruar thotë:

” Allahu i ruajti ata prej së keqes së asaj dite dhe u dhuroi shkëlqim në fytyra e gëzim të madh. Dhe për shkak se ata duruan, i shpërbleu me Xhenet dhe me petka mëndafshi.”

(EI insan 11-12} .

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit