2 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Si duhet ta falin namazin shurdh-memecët?

Më të lexuarat

Pyetësi: Allahu ju dhëntë mirësi! Ky është një grup personash, të cilët thojnë:

Ne jemi një grup njerëzish, dhe jemi shurdh-memecë, as flasim dhe as dëgjojmë. Shpresojmë prej jush të na jepni dobi dhe të na tregoni rreth mënyrës sesi të falim namazin me xhemat, a të na prijë në namaz njëri prej nesh? Dhe si ta bëjë këtë? Apo të falemi veçmas? Duke patur parasysh se gjithë neve jemi shurdh-memecë.

Shejkhu: Po si më dëgjoni kur jeni shurdh-memecë? Si e dëgjoni përgjigjen time?

Pyetësi: Kanë përkthyes o shejkh!

Shejkhu: Po! Atëherë përsërite pyetjen.

Pyetësi: Ne jemi një grup njerëzish, dhe jemi shurdh-memecë, as flasim dhe as dëgjojmë. Shpresojmë prej jush të na jepni dobi dhe të na tregoni rreth mënyrës sesi të falim namazin me xhemat, a të na prijë në namaz njëri prej nesh? Dhe si ta bëjë këtë? Apo të falemi veçmas?

Shejkhu: Në namaz ju prinë një person, sepse Allahu i Lartësuar thotë:

“Frikësojuni Allahut sa të keni mundësi”. Et-Tegabun:16

Namazi me xhemat është uaxhib (detyrë), namazi me xhemat është uaxhib. Juve ju prin një person, ai mund të jetë i shëndoshë që lexon dhe flet, ose ju prin njëri prej jush, sepse Allahu i Lartësuar thotë:

“Frikësojuni Allahut sa të keni mundësi”. Et-Tegabun:16

Dhe nuk e braktisni namazin me xhemat. Po!

Salih el Feuzan

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit