Ti qëndron në ballkonin e pallatit tënd, dhe shikon në thesaret, lumenjtë dhe kopshtet e Xhenetit të Allahut, kurse qiejt dhe toka plotësisht kanë ndryshuar.
Lumenj qumështi me shije të pandryshuar, lumenj vere me shije të këndshme për ata që e pinë dhe lumenj prej mjalti të kulluar.
Pallate nga ari dhe argjendi. Gurët e tokës nga perlat, balta nga misku, i cili lëshon aromë të madhe, kurse toka dhe dheu i saj, nga misku dhe shafrani. Qerpiçët e pallateve nga ari dhe nga argjendi.
Pemë të shumta me degë nga ari. Fryte të shumta dhe me shije dhe ngjyrë të llojllojshme.
Shërbëtorë dhe pronë të madhe dhe vende të larta.
Hyri të Xhenetit dhe djelmosha që janë gjithmonë të rinj, dhe mbeten ashtu dhe duken si margaritar.
Të gjithë ata që i ke humbur nga familja në dynja, Allahu ju takon dhe ju bashkon me ta në Xhenet.
A nuk e meriton e gjithë kjo që të bëjmë durim në sprovat e dynjasë? A nuk e meriton e gjithë kjo që t’i bindemi Allahut dhe të largohemi nga gjynahet?
O Zot na bën nga banorët e Xhenetit dhe na bashko të gjithëve në Xhenetin Tënd.
Nga arabishtja: Irfan JAHIU