0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Si diskriminoheshin veriorët në kampin e internimit në Tepelenë

Më të lexuarat

Historiani Kastriot Dervishi ka publikuar të dhëna të tjera tronditëse të periudhës së komunizmit.

Bëhet fjalë për kushtet e tmerrshme që përjetonin të internuarit, konkretisht në Tepelenë gjatë viteve ’50-të.

Në një letër të kryetarit të Degës së Kampeve e Burgjeve në Drejtorinë e Policisë Popullore, në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Sabri Sevrani, bëhet një përshkrim i përgjithshëm i gjendjes, ku bie në sy diskriminimi ndaj qytetarëve nga veriu i Shqipërisë, të cilët ishin lënë prej vitesh me të njëjtat rroba, duke bërë që t’u duket edhe trupi.

Postimi i Dervishit:

1951/Të internuarit e kampit nr.4 në Tepelenë

Në raportin e datës 30 korrik 1951 për gjendjen në kampet e internimit, të punës dhe në burgje, të kryetarit të Degës së Kampeve e Burgjeve në Drejtorinë e Policisë Popullore, në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Sabri Sevrani, bëhet një përshkrim i përgjithshëm i gjendjes. Në atë kohë, në Shqipëri ishin vetëm dy kampe pune të detyruar, nr.1 në Podgorie dhe nr.2 në Peqin, disa kampe internimi dhe disa burgje. Për gjendjen e vështirë në kampin nr.4 të Tepelenës, mjafton të lexohet pjesa e mëposhtme:

“Kampeve të internimit, të punës dhe një pjesë e të burgosurve që kanë shumë vjet në burgje, në lidhje me veshmbathjen, nuk u është dhënë asgjë deri më sot në bazë të ligjit nr.1188, datë 5.12.1950, ajo që u takon. Në kampin e internimit të Tepelenës kemi një sasi njerëzish që janë pothuaj krejt të zhveshur pse janë nga veriu dhe se kanë një pjesë të gjatë që rrinë në kampe (u duken mishrat). Qëndrimi i tyre i zhveshur nuk bën qëndrim të mirë politik”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit