-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Si dhe kur bëhet sevi sexhdja?

Më të lexuarat

Pyetja:

Si bëhet sevi sexhdja, nëse gabon gjatë namazit?

***

Përgjigjja:

Falenderimi i takon Allahut, ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin ﷺ, mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Sevi sexhdja (sexhdja e harresës) bëhet në disa mënyra, varësisht prej gabimit që është bërë në namaz:

1. Nëse njeriu shton ndonjë gjë në namaz, (shton një ruku, një sexhde, apo ndonjë rukn apo vaxhib tjetër), atëherë duhet të bëjë sevi sexhde pas selamit. Sikur që transmetohet nga Abdullah ibn Mes’udi (radijallahuanhu) se: “Pejgamberi ﷺ e fali namazin e drekës pesë rekatë. I thanë: A është shtuar namazi? Tha: Pse? Thanë: Ke falur pesë rekate. Atëherë u drejtua kah kibleja dhe bëri dy sexhde”. [1]
Kështuqë nëse njeriu gabon dhe shton ndonjë gjë në namaz, ai duhet të bëjë sevi sexhde pas selamit (dy sexhde dhe pastaj të jep selam përsëri).

2. Nëse njeriu harron dhe mangëson ndonjë gjë në namaz, atëherë varet:
– Nëse ka harruar ndonjë rukn të namazit (si: rukunë, sexhde apo ndonjë rukn tjetër), atëherë ai atë rekatë që e ka harruar në të një rukn të namazit nuk e llogaritë fare dhe vazhdon namazin duke mos e llogaritur atë rekat dhe duke e plotësuar atë dhe në fund bën sevi sexhde pas selamit. Psh: Nëse njeriu në rekatin e parë ka harruar njërën sexhde dhe i kujtohet pasi të arrijë në rekatin e dytë, atëherë ai e mangëson atë rekatë në të cilin e ka harruar sexhden, duke i llogaritur rekatet tjera pa atë rekatë dhe në fund bën sevi sexhde pas selamit.

– Nëse harron ndonjë vaxhib të namazit, atëherë bën sevi sexhde para selamit. Psh: Nëse ka harruar teshehudin e parë në namazet që kanë tri apo katër rekate, atëherë para se të jep selam bën sevi sexhde, e pastaj jep selam.

3. Nëse njeriu dyshon në namaz, se ka shtuar apo ka mangësuar ndonjë gjë, atëherë:

– Nëse anon më shumë në njërën anë, bazohet në atë në të cilën ka anuar më shumë, e pastaj bën sevi sexhde pas selamit. Psh: Nëse është duke falur namazin e drekës dhe dyshon nëse ka falur tri apo katër rekate dhe anon më shumë se ka falur tri rekate, atëherë bazohet në të dhe e falë edhe një rekat dhe bën sevi sexhde pas selamit.

– Nëse nuk anon në asnjërën anë, atëherë bazohet në atë që është e sigurt dhe bën sevi sexhde para selamit. Psh: Nëse është duke falur namazin e drekës dhe dyshon nëse ka falur tri apo katër rekate dhe nuk anon nga asnjëra anë, atëherë shkon në atë që është e sigurt (e sigurt është se i ka falur tri rekate dhe dyshon për të katërtin), e vazhdon dhe një rekat dhe pastaj bën sevi sexhde para selamit.

Allahu e di më së miri.

Hoxhë Omer Bajrami

——————————

[1] Buhariu dhe Muslimi

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit