3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Si agjërojnë muslimanët në vendet ku nuk perëndon dielli?

Më të lexuarat

Çfarë ndodh kur jetoni në vendin ku dielli asnjëherë apo rrallë perëndon, ndërsa jemi në muajin e Ramazanit?

Muslimanët të cilët jetojnë në rrethin e Arktikut përballen me një nga kushtet më sfiduese në Ramazan sepse atje dita zgjat 24 orë. Zonat ku përfshihen Laponia, Finlanda dhe Suedia gjatë muajve të verës gati se nuk e përjeton perëndimin e diellit, shkruan islambosna.

Muhamedi nga Finlanda thotë: “Agjërimi fillon në ora 1:35 të mëngjesit ndërsa iftari është në ora 12:48 të natës. Kështu që agjërojmë 23 orë e pesë minuta. Miqtë dhe familja ime që jetojnë në Bangladesh nuk mund të besojnë se mund të agjërojmë mbi 20 orë në ditë.

“Kur dëgjojnë se ne këtu agjërojmë nga 23 orë thonë: “Kjo është e pabesueshme, si qëndroni.” Duke iu falënderuar Allahut qëndrojmë dhe na shkon shumë mirë”, thotë Muhamedi.

Ai thotë se muslimanët tjerë në vendet fqinje kanë gjetur mënyra tjera për t’u përshtatur duke shtuar: “Disa muslimanë që jetojnë në Laponi, ndjekin orarin e Lindjes së Mesme, sepse ndjekin vendin më të afërt musliman, Turqinë.” Pra ata agjërimin e fillojnë me orarin e Turqisë dhe e mbarojnë me atë orar.

(Islampress)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit