12 C
Pristina
Friday, January 10, 2025

Shuplakat ndalin të folurit dhe të menduarit tek fëmijët

Më të lexuarat

Asnjëherë nuk duhen ngritur duart ndaj fëmijëve, madje edhe kur ata ju kanë zemëruar shumë. Pasi përtej skuqjes acaruese në faqe, fëmija juaj mund të ketë pasoja edhe më të mëdha.

Këtë e tregon një studim i fundit i Universitetit të Oregonit në SHBA, që përfshin gjashtë vende (Amerikë, Itali, Suedi, Kinë, Tajlandë dhe Indi), ku fëmijët janë rritur me një ritëm të mrekullueshëm, ndryshe nga vende ku ata i nënshtrohen agresionit.

Shkencëtarët janë të mendimit se duke i dhënë edhe një shuplakë në jetën tuaj fëmijës, mund të ketë pasoja të mëdha, pasi ajo mund t’i lërë atij shenja të vështira për t’u shëruar.

Hulumtimi bazohet në 336 familjet e kombësive të ndryshme, ku prindërve iu kërkua që të tregonin se sa shpesh mesatarisht i ndëshkojnë fëmijët e tyre, dhe nëse ata mendonin se ishte një praktikë e zakonshme në mjedisin e tyre për t’i përdorur këto metoda.

Duke rezultuar se nënat indiane kishin më së shumti prirje për ta zbatuar këtë praktikë.

Studimi konsistoi paskëtaj se fëmijët janë më të dhunshëm kur e marrin këtë lloj dënimi më shpesh.

Prandaj duhet ditur, pohojnë studiuesit, se traumat emocionale janë më sipërfaqësore, kur fëmija nis dhe e pranon këtë si një metodë të përhershme me të cilën e mësojnë prindërit e tij, transmeton agjencia Noa.

Studimi i lartpërmendur përfundon me faktin se gjithmonë duhet të përpiqemi t’i shmangim me çdo kusht goditjet ndaj fëmijëve, pasi u dobësohet e folura dhe të menduarit. /mjeksiaislame.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit