3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Shumë shpejt policia do hyjë në Lazarat

Më të lexuarat

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Hysni Burgaj u shpreh sot nga qyteti i Gjirokastrës se policia është e vendosur për të eliminuar trafikun e dogës në Lazarat.

Burgaj u shpreh se shumë shpejt do të nis dhe inspektimi nga ajri i zonave të dyshuara për mbjelljen e hashashit, shkruan noa.
“Ne nuk do rreshtim së godituri këtë fenomen. Një ndër qëllimet kryesore dhe prioritetet e policisë është që të parandalojmë që në embrion kultivimin e bimëve narkotike. Së shpejti do të kemi inspektim me avion të gjithë territorit të vendit, për të përcaktuar me koordinata shumë të sakta se ku dhe sa ka kultivim. Në bashkëpunim edhe me komunitetin e Lazaratit ne do të kemi së shpejti ndërhyrje në Lazarat”, tha Burgaj.
Në një takim të zhvilluar me forcat speciale që vijojnë operacionin antikanabis në komunën Lazarat, rreth 3 km larg Gjirokastrës, Burgaj u shpreh se forcat e policisë janë të gatshme të përballen me kultivuesit e bimës narkotike.
“Çdo shqiptar kërkon që Lazarati të mos identifikohet si fshati ku kultivohet vetëm hashash. Për këtë arsye, policia e Gjirokastrës, në bashkëpunim me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejt (FNSH) kanë bllokuar të gjitha shtigjet ku mund të trafikohet bima narkotike. Fatmirësisht, ky aksion ka dhënë rezultate të shkëlqyera”, tha ai./Indeksonline/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit