-0.8 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Shum Prekëse: I lajmrohet Nëna në telefon…

Më të lexuarat

Shum Prekëse: I lajmrohet Nëna në telefon…

Ai: Alo.
Nëna: Biri im, ku je?
Ai (i ndyshon pamja e fytyrës):
Jam duke dalur nënë, pse pyet?
Nëna: Mirë djali im i dashur por sikur të kishe ardhur të më marresh me makinë sepse kam një çantë të rëndë me gjera që kam blerë në pazar.
Ai: Jam shumë i zënë nënë, sepse kam një takim të rëndësishëm.
Nëna: Zoti të ruajt biri im i dashur. Selam.
Ai: Selam (dhe ia mbylli telefonin).
Pasi e mbylli me nënën, ja, cingeroi përseri celulari i tij, kur pa se ishte e dashura e tij, u gëzua shumë dhe me një zë ledhatues: Alo.
Ajo: i dashur.
Ai: zemër.
Ajo: me kë ishe duke folur?
Ai: Me nënën!
Ajo: Pse çfarë do ajo?
Ai: Më thirri te shkoj ta marr me makinë sepse kishte një çantë të rëndë me ushqime nga pazari!
Ajo: A do shkosh
Ai: Natyrisht që nuk do shkoj shpirt!
E dashur për një çerek ore me ke aty pranë teje, më prit.
U vesh shpejt, u parfymos, i rregulloi flokët dhe doli.
Posa doli nga shtëpia, ja përseri numri i nënës së tij e thërret!
Ai: Aloo nënë, ti përseri!
Një zë i huaj, nuk ishte tani zëri i nënës: Përshëndetje zotëri.
A e dini kush është pronar i këtij numri.
Ai: (shumë i trishtuar nga frika). Është numri i nënës time, pse çfarë ka ndodhur?
I huaji: Nëna juaj ka pësuar një aksident të rëndë dhe në telefonin e saj gjetëm thirrjen e fundit që kishte bërë, me ju kishte biseduar për herë të fundit!
Ai: Për 10 minuta vij në spital…
Kur arriti në spital, e gjeti dhomën ku nëna e tij ishte e shtrirë dhe e tëra e mbuluar në gjak dhe në frymat e fundit.
Lotët nuk i mbante dot djali por si duket ishte shumë vonë për t’u arsyetuar.
Nëna: Pse erdhe biri im, une iu thash mjekëve mos të thirrin që mos të trishtojnë birin tim të dashur.
Ai: e dashur nënë, ti do bëhesh mirë, ashtu sikur ke qenë më parë.
Nëna: Birim im, pse nuk erdhe të më marresh me makinë?
Bleva disa gjera enkas për ty që të gatuaj një ëmbëlsirë të mirë sonte, prandaj shpejtoja që ëmbëlsirën ta gatuaja sonte për ty, përndryshe do vija duke ecur.
Duke shqiptuar fjalët e dëshmisë, nëna e tij kaloi në botën tjetër ndërsa mjekët filluan t’i thonin
Të Allahut jemi dhe te Ai do të kthehemi, ju të jeni shëndosh bir.
Djali nuk i besonte asaj që po shihte dhe dëgjonte:
Nënë, ti dëshiron mua të më mërzitesh, ti nuk ke vdekur, ju mjek mos më thoni ashtu, ajo do të zgjohet.
Nënë zgjohu, mjaft luajte me mua…zgjohu…zgjohu…zgjohu!!!!
Nëna e cila para një ore e kishte marrë në telefon…nëna… të cilen e refuzoi ta ndihmonte… nëna e cila… e cila…e cila…nuk jetonte më.
Sikur ta dimë sinqerisht vlerën e saj para se të pendohemi.
Nëna është mësuese e sakrificës, profesoreshe e flijimit dhe bujarisë së pakushtëzuar.

Të gjitha nënat janë madhështore dhe sakrifikuese…💟

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit