1.8 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Shuhen tri sajtet më të mëdha për aplikacionet pirate Android

Më të lexuarat

Tri web repozitoriumet më të popullarizuara të Android-aplikacioneve të piratizuara, Appbucket, Snappzmarket dhe Applanet, janë shuar përmes një aksioni të përbashkët të FBI-së dhe forcave policore në Holandë dhe Francë.

Dy prej këtyre sajteve tani paraqesin vërejtjen e FBI-së, ndërsa Ministria amerikane e Drejtësisë ka paralajmëruar që së shpejti kjo do të paraqitet edhe në Applanet.

Këto janë sajtet e para të specializuara për softver në pajisjet mobile të cilat janë bërë shënjestër e hetimeve policore. Pasi që të ngjashme ekzistojnë edhe për pajisjet me iOS, besohet që tani këto sajte janë caku i ardhshëm./koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit