2.5 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

SHUAJB ARNAUTI – Hulumtues i Njohur i Librave Të Kulturës Islame

Më të lexuarat

SHUAJB ARNAUTI

Hulumtues i Njohur i Librave Të Kulturës Islame

Shuajb Arnauti lindi ne Damask te Sirise ne vitin 1928 nga nje familje e paster shqiptare. Rrenjet e tij kthehen ne Shkodren e Bushatllinjve. Familja e Shuajbit shperngulet nga Shkodres dhe vendoset ne Siri. I ati u shperngul nga shkodra ne vitin 1926. Pikenisje e diturise se Shuajbit ishte prindi i tij. Kurani e shtyu qe te studionte gjuhen arabe. Ai iu perkushtua gjuhes arabe per rreth 10 vjet, duke mesuar nga profesore te ndryshem neper xhamite e Damaskut. Mesoi librat baze te gjuhes arabe si: “Sherh ibn Akilin” (Shpjegimet e ibni Akilit) , “el-Mufasal” (ndarjet) , te el- Zehmasherise, “Shudhur el-Dheheb” (Ari I paster) dhe “Esrar el-Belaga” (Fshehtesia gramatikore) si dhe librin e Abdul el-Kahir el-Xharxhani me titull “Delail el-Eaxhaz” etj. Ne vitin 1955 Shuajbi u inkuadrua ne nje shkolle te mesme ne Damask ne cilesine e mesimdhenesit te gjuhes arabe dhe i kultures islame.Ne vitin 1958 fillon te punoje ne bibloteken islame ne Damask e cila ishte me e njohura ne Siri. Ne biblioteke punoi rreth 20 vjet duke korrektuar 70 tituj te ndryshem si: “Sherh el-Suneh” (Shpjegimet e veprave te Muhamedit a.s.) te Baguit rreth 16 vellime, “Zad el-Mesir fi ilmu tefsir” (Rruga e shkences se komentimit te Kur’anit) i ibni Xheuzise prej 9 vellime, “Reudatul Talibin” (Kopshti i te kerkuarve) te imam En Neveui.llime. .Ne Siri ne vitin 1982 filloi nje fushate kunder islamit dhe muslimaneve. Librat e tij qe kane pare driten e botimit nga viti 1958 deri 1978 jane :

– El-Bergevi , Sherh el-Suneh (Shpjegimet terminologjike Islame) ne 12 vellime.

– El-nevevi , Reudatul Talibin (Kopshti I te kerkuarve) ne bashkepunim me Abdul Kader Arnautin , ne 12 vellime.

– Ibn Mendhur , Medhheb el-Egani , ne 12 vellime.

– Ibn Meflah , el-Mebda fi sherh el-Mukana (Fillimi ne shpjegimet e deshiruara), ne 10 vellime.

– Ibn el-Xheuzi , Zade el-Mesir fi ilmul Tefsir (Rruga e gjate ne komentimin e Kur’anit) , ne bashkepunim me Abdul Kader Arnautin , ne 9 vellime.

– El-Rehijbani , Matalib evli Neha Sherh Gajetul Munteha (Kerkimet e para ne shpjegimet e koheve te fundit) ne bashkepunim me Abdul Kader Arnautin , ne 6 vellime.

– Ibn Kadame el-Makdasi , el-Kafi fi fikh el-Imam el-Mebxhel Ahmed ibn Hanbel (legjislacionet e mjaftuara te Hanbelit), ne bashkepunim me Abdul Kader Arnautin , ne 3 vellime.

– Ibn Davjan , Menar el-Sebil fi sherh ed-delil (frytet e dobishme ne shpjegimet e argumenteve), ne 2 vellime.

– El-Merzrvi , Mesned ebi Bekr ( Lartemadheria e ebi Bekrit), ne 2 vellime.

Librat qe ka korrektuar nga viti 1982 deri me sot ne shoqaten e shkrimtareve ne Amman te Jordanise jane:

– Ibn Haban , el-Ihsan fi tekrib Sahih ibn Haban ne 18 vellime.

– El-Tahavi , Sherh Mushekel el-Athar (Shpjegimet e ndryshme arkeologjike), ne15 vellime.

– Muhamed ibn Ibrahim el-Vezir , El-Avasim vel-Kavasim (Ndalesat dhe thyerjet e se vertetes), ne 9 vellime.

– Ibn Kajjim el-Xheuzije , Zade el-Mead fi hedji hajril ibad (Takimet e pritura ne adhurimet e sinqerta), ne bashkepunim me Abdul Kader Arnautin , ne 5 vellime.

– El-Dhehebi , Tarih el-islam (Historia islame), ne bashkepunim me Dr. Beshar Avad Mauruf ne 4 vellime.

– El-Dhehebi , Tabekat el-Kura (Shtresat e fshatrave), ne bashkepunim me Dr. Beshar Avad Mauruf , ne 2 vellime.

– Ibn ebi el-Iz , Sherh el-Akide el-Tahavije (Shpjegimet apologetike te Tahavijes), ne 2 vellime.

– Ebi Daud , El-Murasil (Kembimi I letrave), ne 2 vellime.

– El-Nevevi , Rijad el-Salihin (Kopshti I te mirave), ne 2 vellime.

– Ahmed bin Hanbel , Mesned el-Imam Ahmed bin Hanbel (Perforcimi I Imam Ahmedit bin Hanbelit), deri me sot ky liber arrin ne 20 vellime. Shuajbi nuk e ka harruar kurre atdheun. pas viteve 1990 ai vizitoi Shqiperine. Mos te harrojme se ai e flet gjuhen shqipe shume bukur.

Kur Shuajbi permend Shqiperine thote: ” Gjaku me leviz ndryshe kur them se jam shqiptar, vet emri dhe llagapi im deshmon se jam shqiptar

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit