-4.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Shtohet dhuna në familje në rajonin e Pejës

Më të lexuarat

Dhuna në familje, ku në 99 % të rasteve viktimë kanë qenë femrat, ka shënuar rritje të dukshme, krahasuar me vitet më herët. Këtë e konfirmojnë të dhënat nga Policia e Kosovës për rajonin e Pejës, duke përfshirë edhe Gjakovën.
 
Zëdhënësi i Policisë Rajonale, Xhevat Ibra, ka thënë se krahasuar më 2013-n, ku ishin raportuar 211 raste për tërë rajonin e Pejës, më 2014 ka rritje dhune, ngase ka të raportuara 232 raste.
 
Sipas tij, janë disa faktorë që ndikojnë në fenomenin e dhunës në familje, por ndër kryesoret janë: gjendja ekonomike, alkooli etj. “ 99 % të rasteve viktima janë femrat”, ka treguar zëdhënësi i Policisë, Ibra. Ai ka treguar edhe të dhënat në 4 vjetët e fundit.
 
Për vitin 2010 gjithsej janë raportuar 215 raste, ku viktimë ka qenë femra në 147 raste, ku 129 kanë qenë midis bashkëshortëve. Sipas të dhënave të policisë më 2011, janë raportuar 207 raste, në 176 prej tyre femra ka qenë viktime e rastet e tilla 147 kanë ndodhur midis bashkëshortëve dhe 2 në bashkëjetese. Për 2012, gjithsej janë raportuar 191, femra ka qenë viktima në 146.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit