1.4 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Shtohen tensionet Ankara – Damask

Më të lexuarat

Një avion pasagjerësh dje u detyrua nga avionët luftarakë turq të ulej në aeroportin e Ankarasë pas dyshimeve se në të transportoheshin ilegalisht armë drejt Sirisë. Kjo ka bërë që të acarohen marrëdhëniet ndërmjet Ankaras dhe Dmaskut, por në të njëjtën kohë ka reaguar edhe Rusia.

Vetë kryeministri turk, Recep Tayip Erdogan deklaroi se në bordin e avionit ndodheshin sasi të konsiderueshme armësh dhe municionesh që po transportoheshin ilegalisht drejt Sirisë. Erdogan sqaroi se armët e sekuestruara, model rus, kishin si destinacion forcat e regjimit të presidentit sirian Bashar al Assad.

Rusia dhe Siria reaguan ashpër ndaj Turqisë për incidentin në fjalë me argumentimin se kishte shkelur ligjet ndërkombëtare dhe kishte vendosur jetën e personelit dhe pasagjerëve të avionit në rrezik.

Avioni i kompanisë Syrian Air, një “Aribus A320” u pikas nga forcat turke mbrëmjen e së mërkurës. Turqia sqaroi se kishte grumbulluar informacionin e nevojshëm nëpërmjet rrugëve të inteligjencës, se në avion transportoheshin ilegalisht materiale luftarake drejt Sirisë.

Ministri i Jashtëm turk, Ahmet Davutoglu, në një deklaratë të mëhershme në kundërpërgjigje të reagimeve të Moskës pas detyrimit të uljes së avionit, tha se Turqia është e vendosur të bllokojë rrjetin e trafikut të armëve që kalojnë nëpërmjet hapësirës së saj ajrore drejt Sirisë. Ulja e avionit, Rusia i kërkon shpjegime Turqisë.

Moska reagoi në mënyrë të ashpër ndaj autoriteteve turke, për detyrimin “e paligjshëm” të uljes gjatë së mërkurë të një avioni civil që po fluturonte drejt Sirisë.

Gjuajtës ushtarakë turq detyruan avionin civil me 35 udhëtarë që të kryente një ulje të detyruar në një aeroport pranë Ankarasë, pasi dyshohej se në bordin e avionit po transportoheshin armë.

Burime zyrtare turke saktësuan se inspektimi i detajuar i avionit, që më pas u lejua të vazhdonte rrugën e tij, tregoi se në të vërtetë kishte “një ngarkesë ilegale”, por pa saktësuar përmbajtjen e saj.

Megjithatë, Rusia dhe Siria i kanë hedhur poshtë këto pretendime, me Damaskun që akuzoi Turqinë për “pirateri” dhe shkelje të ligjeve ndërkombëtare.

”Veprimet e Turqisë vendosën në rrezik jetën dhe sigurinë e udhëtarëve, midis të cilëve edhe 18 shtetas rusë. Moska është e vendosur në kërkimin e shpjegimeve që justifikojnë këtë veprim të autoriteteve turke”, deklaroi të enjten zëdhënësi i Kremlinit, Alexander Lukashevich.

Pavarësisht presionit rus, në një deklaratë paralele, ministri i Jashtëm i Turqisë, Ahmet Devutoglu, deklaroi se hetimet do të vazhdojnë për ngarkesat që transportojnë avionët drejt Sirisë, që fluturojnë mbi ajrore territoriale turke.kohaislame

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit