-2.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Shtohen rastet e pastrimit të parave në Zvicër

Më të lexuarat

Autoriteti Mbikëqyrës i Financave, FINMA, ka regjistruar në mënyrë të konsiderueshme më shumë raste të pastrimit të parave në vitin 2016, në krahasim me vitin paraprak. FINMA ka përpunuar gjithsej 22 raste të shkeljeve të kërkesave në fushën e pastrimit të parave, në krahasim me nëntë rastet e viti 2015, siç thuhet në raportin që është publikuar të martën.
FINMA e kishte parashikuar këtë rritje. Një vit më parë drejtori i FINMA-s, Mark Branson, kishte paralajmëruar se ka pasur indikacione konkrete se masat për pastrimin e parave dhe menaxhimin e riskut në banka të caktuara ishin të pamjaftueshme.
Në fakt, vitin e kaluar FINMA kishte dy raste të mëdha të pastrimit të parave: banka private në Ticino, BSI, dhe banka private Falcon, kanë neglizhuar hulumtimin e tyre për shkak të dyshimeve me para nga fondi shtetëror i Malajzisë 1MDB, përcjell albinfo.ch.
Skandali 1MDB është larg nga rasti më i madh ndërkombëtar i korrupsionit të viteve të fundit, me pjesëmarrjen e bankave zvicerane.

Raste të tjera të korrupsionit dhe shkeljet e supozuara nga bankat zvicerane që kanë të bëjnë me FINMA ishin Petrobras dhe rasti i FIFA-s.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit