-1.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Shtimja bëhet me tri objekte shkollore

Më të lexuarat

Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja ka përuruar në Shtime tri objekte shkollore, dy shkollat me emrin ” Emin Duraku” dhe institucioni parashkollor ” Albiona Asllani”.

Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja ka thënë se ky investim i ministrisë që drejton është një investimi i madh, më i logjikshëm dhe më i mirë, sepse ata që din ku duhet investuar, duhet të investojnë në dije.

Ai tha se në 100 vjetorin e pavarësisë, kanë përuruar 8 shkolla dhe një fakultet, kurse 5 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës nisën me tri objekte arsimore në Shtime dhe ky ritëm do vazhdojë edhe në të ardhmen.

Buja përmendi vonesën e përurimit të shkollës, duke thënë se ka kushtuar jo më pak se 1 milion e 689 mijë 116 euro e 56 cent.

Kurse, kryetari i Shtimes ,Naim Ismajli ka thënë se këto objekte do të iu mundësojnë që nga sot e tutje të kenë kushte më të mira për punë si mësimdhënësit që kanë ambiente më të mira për të absorbuar mësimin tek nxënësit.

Ai tha se do vazhdojnë edhe më tutje të koordinuar me institucionet qendrore, me ministritë dhe qeverinë në përgjithësi që të rregullojnë edhe objekte tjera shkollore dhe objekte tjera të rëndësishme në komunën e tyre.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit