3.7 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Shtija e armëve, prioritet i vizitës së kryeministrit anglez në rajonin e Gjirit Persik

Më të lexuarat

Shitja e armëve është prioritet i vizitës treditore të kryeministrit anglez në disa vende të Gjirit Persik.
Vizitën e tij në rajon kryeministri anglez Dejvid Kamerun e nisi me EBA dhe nesër do të vizitojë Arabinë saudite. Në takim me funksionarët emiratas, kryeministri anglez diskutoi mbi mënyrën e bashkëpunimit për mbrojtjen ajrore, për pajisjen e EBA me armatime ushtarake ajrore. Gjithashtu shefi i ekzekutivit anglez diskutoi edhe për dëshirën e shprehur nga EBA për blerjen e 60 avionëve të tipit Tajfon. Ndërkohë mësohet se Arabia saudite ka porositur 72 avionë të tillë luftarakë. Anglia e ndodhur në kushtet e krizës ekonomike ka ulur shpenzimet e saj ushtarake dhe për rikuperimin e shpenzimeve të bërë gjatë pushtimeve të vendeve të tjera synon të gjejë treg të jashtëm për shitjen e armëve.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit