0.8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

‘Shteti brenda shtetit’ legjitimon ndarjen e Kosovës

Më të lexuarat

Veriu duhet të integrohet-natyrisht pa e dëmtuar interesin e serbëve në veri dhe kudo në Kosovë. Por, këto aspirata nuk mund flasin për ‘një shtet brenda një shteti’. “Nëse projekti për veriun, të cilin e propozon Bashkimi Evropian, i përngjan statusit të Republika Srpskas në Bosnjë, më duhet të shprehem tërësisht kundër kësaj ideje”, tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ligjëruesi në Universitetin Yale, Ivo Banac.
Banac, ka folur për takimin Ashton-Thaçi-Dacic, i cili takim sipas tij i është përshtatur interesave të tria palëve.

“Më duket se ky takim u është përshtatur interesave të të tria palëve-zonjës Ashton, zotit Thaçi dhe zotit Dacic në mënyra të ndryshme që s’duhet me doemos të jenë një kontribut i madh për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë. Zonja Ashton dëshiron ta zgjidh këtë çështje dhe mora vesh se ajo ka disa propozime konkrete për të cilat nuk pajtohem- për shembull, një nivel shumë i lartë i autonomisë për veriun. Zoti Thaçi është nën presione të shumta dhe ai duhet të demonstrojë se është bashkëpunues kur bëhet fjalë për Bashkimin Evropian”, tha Banac.

Duke folur për veriun e Kosovës, Banac tha se veriu duhet të integrohet-natyrisht pa e dëmtuar interesin e serbëve në veri dhe kudo në Kosovë.

“Por, këto aspirata nuk mund flasin për ‘një shtet brenda një shteti’. Nëse projekti për veriun, të cilin e propozon Bashkimi Evropian, i përngjan statusit të Republika Srpskas në Bosnjë, më duhet të shprehën tërësisht kundër kësaj ideje. Ajo që ka bërë statusi në fjalë është legjitimimi i ndarjes në një shtet të njohur ndërkombëtarisht. Nëse bashkësia ndërkombëtare e dëshiron këtë për Kosovën nuk mund të flitet aspak për zgjidhje. Me këtë vetëm se do të mbështetej politika, të cilën dëshiron ta zbatojë Serbia në Kosovë e kjo është që të hiqet veriu nga Kosova dhe të bëhet pjesë e Serbisë”, tha Banac.

Sipas ligjëruesit, i cili foli edhe për strukturat paralele serbe në veri tha se ajo që po bëhet tani nuk është saktësisht ajo që kancelaria Angela Merkel ka kërkuar vazhdimisht.

Banac shprehu frikën se ngërçi në veri po thellohet në vend se të zgjidhet.

Duke folur për proceset e ndryshme në vend, ligjëruesi i Universitetit Yale tha se ajo që i nevojitet Kosovës është një lloj tjetër i qeverisë që do të ishte më pak e prekur nga akuzat për korrupsion dhe të gjitha llojet e mashtrimeve-gjë që aktualisht është një pengesë shumë serioze për Kosovën.

“Supozoj se ekziston një opozitë e besueshme në Kosovë, e cila duhet të veprojë. Nuk e kam fjalën patjetër për opozitën që po del në rrugë. Ka parti të tjera që duhet t’u shpjegojnë njerëzve në Kosovë se cilat janë opsionet. Këto opsione nuk janë të parëndësishme. Nuk po flasim për kohë të zakonshme, por po flasim për çështje serioze që do të kenë ndikim në historinë e këtij rajoni për vitet e ardhshme”, u shpreh Banac.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit