Forca e Sigurisë e Kosovës nuk po mund të pavarësohet, në mungesë të një vendimi politik të NATO-s se kjo forcë i ka arritur kapacitet e plota operacionale. Vendimi që do t`u hapte rrugë institucioneve të Kosovës të merrnin vendime për avancimin e FSK-së nga statusi aktual në një forcë të armatosur të Republikës nuk po merret për shkak të katër shteteve anëtare të NATO-s që nuk e kanë njohur pavarësinë.
Që nga nëntori i vitit kaluar, KFOR-i e ka dërguar në NATO një raport ku ka konstatuar se FSK-ja i ka përmbushur të gjitha kriteret teknike për t`u pavarësuar, por aleanca që pati bombarduar ish-Jugosllavinë për të ndalur spastrimin etnik të Kosovës, nuk po mund ta marrë vendimin politik që t`i japë pavarësinë Forcës së Sigurisë të Kosovës, e cila aktualisht është nën menaxhimin dhe mbikëqyrjen e misionit të NATO-së në Kosovë KFOR.
Burime diplomatike në Bruksel i kanë thënë “Kohës Ditore” në kushte anonimiteti, se përmbajtja e deklaratës që do të duhej të lëshonte NATO-ja është bërë problematike, për shkak se katër nga 28 shtet anëtare të kësaj aleance nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, dhe rrjedhimisht nuk pajtohen që Kosova të mund të ketë ushtrinë e vet.kohaislame