Shtetet e Bashkuara do të çojnë për mbeturina 7 miliard pajijsje ushtarake, ose 20% të pajisjeve të tyre ushtarake në Afganistan, të cilat ata nuk kanë mund t’i marrin me vete pasi kontigjenti amerikan të largohet nga vendi në fund të vitit 2014. Në skrap (mbeturina) janë kthyer më shumë se 77.000 ton të makinave dhe pajisjeve ushtarake. Shumica nga pajijset kanë një kosto të ndërtimit dhe shitjes së tyre prej 1 milion dollarësh.
Uashingtoni mund t’ua jepte një pjesë të makinave dhe pajisjeve të veta aleatëve, por të paktë janë ata që mund ta nxjerrin teknikën ushtarake jashtë vendit në mënyrë të pavarur. Prandaj SHBA-ja vendosi ta çojë një pjesë saj për skrap, proces ky i cili do të realizohet për një sasi të vogël parash në tregun afgan.