7.3 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Shtëpia e Bardhë: Obama dëshiron të vizitojë Kubën para se të përfundojë mandatin e tij

Më të lexuarat

 Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest, ka deklaruar se Presidenti amerikan, Barack Obama dëshiron të vizitojë Kubën para se të përfundojë mandatin e tij, raporton Anadolu AGency (AA).
 
Earnest, në pritjen e përditshme për shtypin ndaj pyetjes së një gazetari kubanez se “A do të jetë e mundur që të shikojmë Presidentin Obama në Havana para 2016-ës?”, ai iu përgjigj se: “Ka një person i cili shpreson që Presidenti Obama të vizitojë veçanërisht Kubën dhe ai person është vetë Presidenti Obama”.
 
Zëdhënësi Earnest, theksoi gjithashtu se Obama do të jetë i kënaqur që do të gjejë mundësinë për të vizituar Kubën dhe veçanërisht kryeqytetin e saj Havana.
 
SHBA vitin e kaluar vendosi për normalizimin e marrëdhënieve me Kubën, ku më 11 prill pas gjysmë shekulli për herë të parë një Presidenti i SHBA-së kreu një takim ballë për ballë me një president të Kubës.
 
Obama me 14 prill mori vendimin që të heqë Kubën nga lista e vendeve që mbështesin terrorizmin.kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit