1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Shtëpia e Bardhë këmbëngul në sulmet me aeroplanët pa ekuipazh

Më të lexuarat

Shtëpia e Bardhë e ka mbrojtur përdorimin e aeroplanëve pa ekuipazh në sulmet për vrasjen e të dyshuarve për terrorizëm, edhe nëse ata janë shtetas amerikanë, që nuk janë të dënuar nga gjykata.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney, mbrëmë në Uashignton deklaroi:

“Ne i kryejmë sulmet e këtilla pasi ato janë të domosdoshme për zvogëlimin e kërcënimeve aktuale në vazhdim, për t’i ndalur komplotet, për t’i parandaluar sulmet e ardhshme dhe për t’i shpëtuar jetët e amerikanëve. Këto sulme janë legale, etike dhe të mençura”, tha Jay Carney.

Kjo deklaratë u bë pas zbulimit të një memorandumi të Departamentit të drejtësisë, që thotë se zyrtarë të lartë kanë mundur të urdhërojnë vrasjen e terroristëve të dyshuar, përfshirë edhe shtetasit amerikanë, bile edhe nëse nuk ekziston dëshmi e qartë se sulmi specifik kundër interesave të Shteteve të Bashkuara do të bëhet në të ardhmen e menjëhershme.

Sipas dokumentit, shtetasi amerikan mund të merret në shënjestër të sulmeve, nëse ai “aktualisht” ishte i involvuar në “aktivitete” që paraqesin kërcënim të mundshëm.

Kritikët e kanë akuzuar administratën Obama për kepërdorim të pozitës./rel

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit