0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Shtatë pasoja të dëmshme të zinasë për fenë dhe jetën e njeriut

Më të lexuarat

Njëri nga mëkatet më të mëdha për lumturinë, të ardhmen dhe suksesin është prostitucioni apo zinaja.

Në librin e tij “sëmundja dhe ilaci” Ibn Kajim El-Xhevzi numëron shumë pasoja të dëmshme të zinasë që njeriu i ndjenë në këtë botë.

Nga zinaja dalin shumë mëkate si aborti, shkatërrimi i familjes, dhuna, humbja e nderit, pasurisë dhe krenarisë.

Muhamedi a.s. ka thënë: Arsye më të shpeshta për hyrjen në zjarr janë gjuha dhe organet gjenitale.” Gjithashtu ka thënë: “Mes shenjave të Kijametit është: ngritja e diturisë dhe shfaqja e injorancës! Konsumimi i alkoolit dhe përhapje e zinasë…(Buhariu)

Ja disa nga pasojat e dëmshme të prostitucionit që i numëron Ibn Kajimi në  librin e tij:

– Zinaja shton varfërinë dhe shkurton jetën.

– Zinaja shton shqetësimin, pikëllimin dhe frikën, si dhe largon njeriun nga Allahu i Madhërishëm.

– Zinaja mbledh të gjitha cilësitë e këqija si humbja e devotshmërisë, njerëzisë dhe humbja e xhelozisë. Nuk mund të gjesh ndonjë zinaqar që flet të vërtetën, që mban  lidhjet shoqërore me dikë dhe që mban premtimin.

– Zinaja është shkak i errësirës së fytyrës dhe e mbulon atë me mërzi dhe dembeli çka mund ta vërejnë ata që e shikojnë. Zinaja e sëmur e zemrën dhe e vret atë.

– Zinaqarët njerëzit i shohin me syrin e dyshimtë dhe askush nuk është i sigurt se ai nuk e dëmton edhe nderin e familjes së tij.

– Zinaqari ndjen ngushti dhe siklet në gjoksin e tij. Kështu është rasti me ata që ëmbëlsinë e kërkojnë në gjërat që  i ka ndaluar Allahu i Madhërishëm.

– Zinaja është shkak i humbjes së turpit. Kur njeriu mësohet me gjynahet verbërisht iu bindet dëshirave të tij, derisa arrin në atë gjendje sa të krenohet me mëkatet e tij.

Burimi: Akos.ba

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit