8.5 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Shtatë gjëra të cilat i trashëgojmë nga babai

Më të lexuarat

Ka rezultuar që gjenetika nuk ndikon vetëm në ngjyrën e syve dhe në ndërtimin e trupit, por nga ajo varet edhe sa jemi të gatshëm të rrezikojmë dhe në cilën pozë zakonisht flemë

Natyrisht se i keni trashëguar gjenet e të dy prindërve, mirëpo nëse babai juaj ka cilësi dominuese, ato me siguri janë bërë edhe tuajat.

Karakteristikat gjenetike të cilat i trashëgojnë fëmijët nga babai

1. Sëmundjet e zemrës – sipas hulumtimeve të cilat i kanë bërë shkencëtarët e Universitetit Lester, meshkujt bartës të tipit të caktuar të kromozomit kanë pothuajse 50% probabilitet më të madh se do të vuajnë nga sëmundjet të cilat sulmojnë arteriet koronare. Nën rrethana të caktuara, këto cilësi barten te djemtë.

2. Pengesat mendore – midis çrregullimeve mendore të cilat barten nga mashkulli te fëmija janë skizofrenia dhe ADHD-ja. Duke u plakur babai, rreziku rritet sepse ADN-ja e mashkullit ndryshon me kalimin e viteve. Kur është fjala te femrat, ADN-ja e tyre nuk ndryshon.

3. Dhëmbë të shtrembër – gjenet e baballarëve janë kryesorët për dhëmbët dhe formën e nofullës dhe më shumë ndikojnë në cilësi dhe formë të dhëmbëve se sa nga nënat. Nga babai fëmija mund të trashëgojë vetëm dhëmbë të shtrembër, por edhe dhëmbë të dobët me prirje për gjakrrjedhje.

4. Probleme me sterilitetin – shkencëtarët konstatojnë që cilësia e ulët e spermës mundtë jetë problem gjenetik. Nëse fëmija është i lindur pas ngjizjes artificiale, atëherë probabiliteti më i madh është që edhe vetë do të vuajë nga steriliteti.

5. Gjinia e fëmijës – gjenet mashkullore përcaktojnë gjininë e fëmijës së palindur. Parashikimet mund të bëhen me kontrollimin e trungut familjar të babait.

6. Ngjyra e syve të fëmijës – linjat e fytyrës dhe ngjyra e syve me siguri do të jenë të njëjta si edhe të babait.

7. Rritja (gjatësia) e fëmijës në masë të madhe varet nga gjenet e babait. Baballarët shtatgjatë kanë fëmijë shtatgjatë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit