1.3 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Shtatë ditë suspendim për inspektorët policorë që zbulojnë informatën zyrtare!

Më të lexuarat

Në komisionin për Siguri në Kuvendin e Kosovës është duke raportuar kryeshefi i Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK-së), Fitim Sishani.
Anëtarët e këtij komisioni kanë kërkuar llogari nga ky institucion.
 
Me i zëshmi ishte deputeti i LDK-së Anton Quni i cili i ka parashtruar 16 pyetje Shishanit, raporton Koha Ditore.
 
“Një zyrtar i juaj i ka treguar një zyrtari policor se është duke u hetuar. E ka zbuluar informatën zyrtare, ndërsa është suspenduar vetëm për shtatë dite”, ka thënë Quni.
 
Shishani ka pranuar se zbulimi i informatës zyrtare ku mund të ndikohet në prishjen e hetimeve kushton shtatë ditë suspendim.
 
“Jemi konsultuar me prokurorin. Ai na ka sugjeruar qe të suspendojmë për shtatë ditë” , ka thënë Shishani.kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit