-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Shqisat e njeriut në shifra

Më të lexuarat

Njeriu ka pesë shqisa.

Hunda e njeriut mund të bëjë dallimin ndër 10 000 erëra të ndryshme. Kështu njeriu mund ta nuhasë të plotë erën e kafesë së sapo bërë që ka 200 pjesë përbërëse kimike të ndryshme.

Sytë e njeriut janë dy mrekulli të natyrës. Ata mund të bëjnë dallimin midis 150 tone ngjyrash. Prej këtyre truri mund të kombinojë rreth gjysmë milionë ndjesi të ngjyrave. Të parit është shqisa më e rëndësishme për ne: Ajo na jep ne rreth tetëdhjetë përqind të të gjitha perceptimeve ndijore.

Shqisa jonë më e saktë është dëgjimi. Ne mund të bëjmë dallimin midis 400 000 toneve.

Gjuha jonë pikat vetëm pesë shije të papërpunuara: të ëmblën, të thartën, të hidhurën, të njelmëtën dhe umaminë.

Meqenëse në shqisën tonë të shijimit marrin pjesë pesëdhjetë gjene, ka një kombinim të panumërt për të shijuarën tonë.

Lëkura është organi shqisor më i madh i yni me anë të të cilit ndijojmë p.sh. temperaturën. Sipërfaqja e lëkurës tek një i rritur është rreth dy metra katrorë. Si dhe e rëndë: nëse do të peshonim lëkurën, do të tregonte 10 kilogramë në peshë.

E megjithatë lëkura përtërihet tërë kohës: merr pothuajse 27 ditë derisa sipërfaqja e tërë e trupit tonë të zëvendësohet./kohaislame.com

Përgatiti: Alvin Ekmekçiu
Burimi: gjermanja W wie Wissen / Welt in Zahlen – Sinne/06.04.2008

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit