1.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Shqiptohen dënimet për grupin “Mafia e Frankfurtit”

Më të lexuarat

Gjykata Themelore e Shkupit ka shqiptuar dënimin për anëtarët e grupit mafioz të ashtuquajtur Mafia e Frankurfit, të gjithë shtetas të Maqedonisë.

Spase Dimovski- Ajduk, i njohur si udhëheqësi i këtij grupi është dënuar me 13 vite burg, ndërsa bashkëpunëtori i tij Zoran Manaskov me 11 vite burg.

Grupi tjetër prej 10 vetave të përfshirë në këtë akuzë gjatë një operacioni të koduar “Dirigjenti” u dënuan me dënime minimale deri në 2 vite me kusht.

Mafia e Frankfurtit ishte një operacion i realizuar në bashkëpunim me policinë austriake dhe gjermane, ku grupi i përbërë kryesisht nga maqedonas nga Velesi dhe Shkupi ishin përfshirë në rrjetin e trafikimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, kryesisht heroinë, si dhe në vepra të tjera kriminale. Siç bëhet e ditur, ky grup organizonte trafikimin dhe shitjen e drogës në Gjermani dhe Austri dhe tërë operacionet dhe shitja kishte si seli Maqedoninë. Në fund të vitit 2010 grupi u arrestua në Veles dhe Shkup, pas një bashkërendimi të aktiviteteve policore gjermane, austriake dhe policisë së Maqedonisë. (INA/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit