1.6 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Shqiptarja nga Maqedonia nuk po gjen punë në Zvicër, pasi është me kualfikim shumë të lartë

Më të lexuarat

Shqiptarja 36-vjeçare nga Maqedonia, Sevil Ibraimi deri në vitin 2014 në Maqedoni ka punuar si asistente-profesoreshë. Tash e një vit ajo është bërë anëtare e „Platform Networking for Jobs“, e cila është e specializuar për të pëkrahur migrantët e kualifikuar, me ndihmën e mentorëve.

„Që prej antarësimit kam bërë shumë hapa përpara, por ende nuk kam gjetur ndonjë vend pune“, pohon zonja Ibraimi. Në vitin 2014, ajo u vendosë në Cyrih, pasi ishte martuar me një bashkatdhetar të saj, i cili kishte dhjetëra vite që ishte me qëndrim në Zvicër. Pas lindjes së djalit, për te ishte e qartë se edhe më tej duhej të punonte. „Dua të jem e dobishme për shoqërinë. Puna për mua është pjesë e integrimit në një shoqëri. Në këtë mënyrë edhe ju mund t`i ktheni të mirat e të tjerëve“, ka deklaruar zonja Ibraimi për „Migros Magazin“, përcjellë „Shtegu.com“.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit