1.3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Shqiptari niset me not nga Franca pas dëbimit nga Italia

Më të lexuarat

Një i ri shqiptar ka habitur policinë italiane për shkak të veprimit që bëri vetëm pak kohë pasi ishte dëbuar nga Italia për në Francë.

Autoritete italiane pasi kishin konstatuar se shqiptari kishte hyrë ilegalisht në Itali nga Franca, e kanë dëbuar atë duke e çuar në Francë.

Por sapo ai është lënë i lirë në kufirin italiano-francez në Ventimiglia është ‘arratisur’ dhe është futur në det. Por më e çuditshmja është se ai nisi të notonte drejt Italisë.

Tentativa e tij shkoi dëm pasi ai u lodh dhe u arrestua nga karabinierët në plazhin e ‘vezëve’ në Balzi Rossi.

Më pas i riu u dëbua për herë të dytë pranë pikës së kalimit të “Ponte San Ludovico”, këtë herë me sukses/dita.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit