6.1 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Shqiptari ndihmon masakruesin serb!

Më të lexuarat

Në Zvicër ka filluar gjykimi i Dalibor D. (17), i cili vitin e kaluar me sëpatë vrau njerkun e tij Arno Garatti (47), e pastaj e ka prerë dhe e ka futur në një valixhe në vendin Bellinzona.

Para gjykatës janë dëgjuar ndihmësit e tij, një shqiptar nga Kosova dhe një portugez, por edhe nëna Mitra Dordevic, e cila zyrtarisht është lëçitur nga i biri gjatë varrimit të burrit. Ndihmësit e akuzuar kanë thënë se Dalibori prej tyre kërkoi ndihmë për t’u “çliruar” nga mbetjet e viktimës në valixhe.

Sipas dëshmisë, adoleshenti serb katër ditë pas vrasjes ka kontaktuar me shqiptarin në shitoren ku kanë punuar bashkë. Para kësaj, ai kot ishte munduar që trupin ta zhdukte me acid.

“Kërkoi që ta ndihmoj që ta barti valixhen me mbetjet e një kufome”, ka thënë portugezi në gjyq, ndërsa ka shtuar se atëherë për ndihmë i janë drejtuar shqiptarit 29 vjeç, i cili ishte në shitore. Dalibori nuk donte të shpjegonte se çfarë ka ndodhur, por ka ofruar 1000 franga, për çka ata janë pajtuar ta ndihmojnë.

Dalibor tha se së pari duhet ta copëtojnë trupin, që ta bartin më lehtë. Kështu, të tre ata morën një sharrë me rrymë. Dalibori ndërkaq mori sëpatë.

Serbi i tha gjykatësit se pas arrestimit e ka treguar ngjarjen, ndërsa autopsia ka treguar se viktima disa herë është ther me thikë në shpinë, e pastaj serbi me sëpatë ia këput këmbët dhe trupin, e ka mbështjell me tepihun e shtëpisë dhe me celofan. Pastaj trupin e copëtuar e futi në valixhe, të cilin policia e ka gjetur në banesë.

Shqiptari atëherë ka filluar ta ndryshoj mendjen, prandaj e ndryshon vendimin me arsyetimin se vetura iu ka prishur, raportojnë mediat zvicerane, transmeton “Alo”.

Në ditën e gjashtë shqiptari shkoi tek psikiatri i tij, të cilin e luti për ndihmë. Atëherë ai rrëfen gjithçka, ndërsa psikiatri e thirre policinë e cila është futur në banesën nga e cila dilte një kutërbim i tmerrshëm nga trupi që dekompozohej i të ndjerit Garatti.

Një gjyqtar ka hedhur poshtë si të pabaza pretendimet se të pandehurin nuk kanë dyshuar se Dalibor do të vrasë njerkun e tij. I riu serb edhe pas vrasjes u ka ofruar miqve blerjen e gjësendeve të njerkut. Ndërsa, të gjithëve u ka thënë se Garatti është në male për pushime dhe se paratë i duhen për kujdesin familjar. Derisa i tregonte gjërat në banesën e tij, në tualet nuk e linte askënd, sepse thoshte se po bëhen ca renovime. Në fakt, aty ishin mbetjet e vjehrrit.

Dalibori ka pranuar krimin dhe se kjo ka ndodhur pas një konflikti që kishin një ditë para vrasjes. Mitra, nëna e serbit, ka thënë se nuk ka lidhje me këtë vrasje.

“Nuk kam ditur asgjë. Isha në martesë që funksiononte”, ka thënë Mitra, e martuar katër herë.

Garatti, mekanik me pension invalidor, para 10 muajsh është martuar me Mitrëm. Pas martese, jetonin në një apartament me Daliborin, birin të saj. Për shkak të mospajtimeve dhe përleshjeve të shpeshta për shkak të karaktereve të ndryshme, kjo ishte pengesë që martesa të ishte e mirë.

Vrasësi dhe viktima nuk kalonin mirë, kështu që serbi u kthye në serbi. Mirëpo, kur i vdes babai, u kthye tek nëna dhe njerku. Atëherë edhe e kryen vrasjen. /Telegrafi/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit