Një qytetar 60 vjeçar në qytetin Metz të Francës, me origjinë nga Shqipëria pretendon se fotografia e këmbës së tij të amputuar është përdorur në pakot e një kompanie cigaresh pa pëlqimin e tij.
Sipas lajmit të BBC, biri i personit me origjinë shqiptare emri i të cilit nuk u bë i ditur, tha se ka parë fotografinë e këmbës së amputuar të babait të tij të cilën e ka humbur në vitin 1997 si pasojë e një aksidenti, në një pako cigaresh të markës që shitet në mbarë Bashkimin Evropian (BE).
Personi me aftësi të kufizuara i cili pretendon se fotografia është e tij, pohon se nuk ka lejuar publikimin e fotografisë së tij në pakot e cigareve.
“Është tejet interesante shfaqja e fotografisë së një personi pa pëlqimin e tij në pakot e cigareve që shitet në të gjitha shtetet e BE-së”, tha Antoine Fittante, avokati i personit në fjalë.
Fittante potencon se klienti i tij ndihet së është tradhtuar dhe dëmtuar dinjiteti, duke treguar se kanë kontaktuar Komisionin Evropian.
Ai thotë se sipas procedurave të KE-së për të përdorur fotografitë mbi pakot e cigareve duhet të merret leje nga personat që janë në këto fotografi. Fittante gjithashtu tha se këtë temë do ta bisedojnë edhe me spitalin ku është operuar./AA