Një qytetar nga komuna e Gjilanit, me inicialet G.R., ka gjetur në rrugë 700 euro dhe ka vendosur t’ia ruajë personit që i kanë humbur.
Bashkë me to ai ka gjetur edhe një letërnjoftim, i cili siç shihet në pamje i takon M.S., po ashtu banor i kësaj komune.
G.R. ka njoftuar të afërmit e personit në fjalë se paratë mund t’i gjejnë tek ai, përmes një postimi në grupin e ashtuquajtur “Marakli t’kerreve”.
“Kush e njeh këtë person se i paskan ra do pare me letërnjoftim le të lajmërohet”, ka shkruar ai sipër fotografisë ku shihen paratë në tokë.
Nuk kanë munguar as komentet pozitive nga anëtarët e këtij grupi, të cilët kanë uruar G.R. për këtë veprim fisnik.