0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Shqiptarët, të fundit në Evropë për kujdesin ndaj dhëmbëve

Më të lexuarat

Shqiptarët janë të fundit në Evropë sa i përket kujdesit për dhëmbët. Kështu thuhet në një studim të realizuar nga “Euromonitor International”, të publikuar nga Panorama.

Në studim thuhet se edhe pse brushat e dhëmbëve duhet ndërruar njëherë në tre muaj, ka shqiptarë që e ndërrojnë njëherë në tre vjet.

Shqiptarët shpenzojnë vetëm 1.5 euro në vit për kujdesin ndaj dhëmbëve, kurse në Evropë kjo shifër shkon deri në 14.9 euro.

Madje edhe në Kosovë janë përpara Shqipërisë, pasi shpenzojnë 1.9 euro.

Në Shqipëri konsumohet 75 ml në vit pastë dhëmbësh, që i korrespondon një paste dhëmbësh në vit. Në Kosovë konsumojnë 100 ml në vit, kurse në vende si Italia konsumohet deri në 417 ml në vit.

Dentistët thonë se problem është se 60 për qind e shqiptarëve kanë dhëmbë të prishur në gojë, por i drejtohen mjekut vetëm kur janë në gradë të fundit.

Shqiptarët kanë tri herë më shumë dhëmbë të prishur se në BE. Kështu, në Shqipëri një person ka 4 dhëmbë të prishur mesatarisht, kurse në BE 1.2 dhëmbë.

Vetëm 7 për qind e fëmijëve bëjnë kontroll të rregullt te dentisti, ndërkohë që mbi gjysma e tyre konsumojnë shumë ëmbëlsira, që është armiku kryesor i dhëmbëve.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit