Shqiptarët muslimanë të cilët jetojnë në Melbourne të Australisë u bashkuan në iftarin familjar i cili këtë vit mbahet për të 13-ën herë, raporton Anadolu Agency (AA).
Afërsisht 200 shqiptarë muslimanë anëtare nga Shoqata Shqiptare Islame në Australi duke u mbledhur në xhaminë e komunitetit shqiptarë ata u bashkuan në një iftar të organizuar. Në iftarin tradicional të shqiptarëve ushqimet e ndryshme u sollën në xhami pasi u përgatitën në shtëpitë e tyre.
Vahid Goga, 47 vjeç, kryetari i Shoqatës Shqiptare Islame në Australi në një vlerësim për gazetarin e AA-së tha se qëllimi nuk është vetëm iftari, por qëllimi kryesor është transmetimi i vlerave të islamit tek brezi i ri.
Goga i cili ka vënë në dukje se ky iftar familjar mbahet për herë të 13-të tradicionalisht, tha se: “Gjëja më e rëndësishme është bashkimi i familjeve, fëmijëve, prindërve, gjyshërve dhe gjysheve me brezin e 3-të. Përpiqemi ti bashkojmë të gjithë së bashku duke hapur iftarin, duke qëndruar bashkë, duke u falur dhe duke shijuar ëmbëlsirat dhe kafenë. Kjo është një gjë shumë e rëndësishme”.
Ndërsa Dr. Bekim Hasani nga Kosova i cili është imami i xhamisë së Shoqatës Shqiptare Islame në Australi dhe i cili nga ana e nënës është turk, krahas shqipes ai flet anglisht, arabisht, etj, duke vënë në dukje vështirësinë për të ruajtur vlerat si fenë, gjuhën dhe kulturën në vendet ku mbizotëron kultura Perëndimore, ka theksuar se e vetmja rrugë për të ruajtur këto vlera është bashkimi.
Dr. Hasani duke ka theksuar se për të transmetuar vlerat e islamit tek brezat e rinj në Australi muslimanët e Ballkanit dhe turqit australianë përpiqen të kryejnë aktivitete të përbashkëta, ka pohuar se: “Ne përpiqemi që të jemi të bashkuar. Siç e dini ne ndajmë një histori për më shumë se 500 vjeçare. Në gjuhën shqipe ka shumë fjalë turqisht ku edhe bakllavaja është një ndër to. Gjëra të ngjashme kanë sjellë turqit tek shqiptarët”.
Ai duke vënë në dukje se është e nevojshme që muslimanët të jenë të bashkuar më shumë se kurrë tha se: “Në aspektin për mbrojtjen e kulturës sonë, gjuhës dhe fesë tonë është shumë e rëndësishme që muslimanët të jenë të bashkuar. Kjo është pjesa më e rëndësishme e jetës sonë. Kjo është rruga e vetme për të mbrojtur këto vlera së bashku dhe unë i lutem Allahut që ti mbajë të bashkuar të gjithë muslimanët, në dashtë Allahu që të jemi edhe më të bashkuar në këtë vend”.
– “Nuk i kemi harruar kurrë traditat tona”
Ndërsa Feride Recepoğlu (50), e pranishme në iftarin familjar tha se: “Në një vend të tillë nuk kemi harruar njëri- tjetrin dhe traditat tona. Këtu edhe pse shqiptarët nuk janë të shumtë në numër ne mblidhemi të gjithë së bashku, jam shumë e lumtur”.
– Shqiptarët në Australi falënderojnë Turqinë-
Anëtar i Bordit të Shoqatës Shqiptare Islame në Australi, Daim Balla (50) duke u shprehur kënaqësinë për projektet dhe ndihmat e Turqisë në Shqipëri dhe në Ballkan tha se “dua të falenderoj qeverinë turke, për mbështetjen e dhënë ndaj vendit dhe shqiptarëve dhe gjithashtu dua të falenderoj turqit për mbështetjen që kanë dhënë ndaj vendit tonë, gjithashtu edhe ndaj nesh në Australi”.
Në Australi gjenden afërsisht 20 mijë shqiptarë të përqendruar më shumë në Melbourne.