1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Shqiptarët mund të kenë edhe ndonjë plan tjetër!

Më të lexuarat

Partia e kryeministrit Nikola Gruevski, VMRO DPMNE, atakoi të enjetn Ambasadën Amerikane në Shkup, e cila një ditë më parë e përshëndeste aktin e nderimit të UÇK nga ministri i Mbrojtjes, Fatmir Besimi dhe pjesëtarë të Armatës së Republikës së Maqedonisë.

Sipas partisë së Gruevskit, ky akt nuk është as vizionar, as lidership i guximshëm dhe as patriotizëm përveçse, nëse pas tij nuk qëndron ndonjë plan tjetër. VMRO kapej pikërisht në fjalët ‘Vizion’, ‘Guxim’ dhe ‘Lidership’ që vetë ambasada i atribuonte aktit të ministrit Besimit, i cili vjen nga partia shqiptare e koalicionit qeverisës, Bashkimit Demokratik për Integrim.

Ambasada amerikane vlersoi nëj ditë më parë se ky akt ka rëndësi kyçe për procesin e shërimit të plagëve që pësuan dy palët para 11 vjetësh gjatë konfliktit, ndërsa VMRO-DPMNE vlerëson veprimin e ministrit thjeshtë si një krekosje para elektoratit të BDI-së, për pikë politike, e që mund të dëmtojë më shumë marrëdhëniet ndëretnike.

“As në Republikën e Maqedonisë e në asnjë shtet në botë, nuk mund të pranohet si akt vizionar ose lidership që anëtarë të uniformuar të Armatës të përkulen para atyre që qëlluan dhe vranë kolegë të tyre para vetëm 11 viteve. Ajo mund të jetë vetëm hapje e plagëve të vjetra, krijim i dhimbjes emocionale tek popullata, krijim i atmosferës së keqe, krijim i revoltës etj. Edhe elektorati për të cilin synohet, akte të tilla veprimi, i kupton si hipokrizi”, thuhet në komunikatën e VMRO-DPMNE-së, raporton Alsat M.

Edhe nga Qeveria, jo vetëm që distancohen nga akti i nderimi të UÇK-së, por theksojnë se ngjarja është organizuar për qëllime private. “Qeveria nuk ka miratuar një vendim të tillë bazuar në ligj, që ndonjë delegacion i caktuar ta prezantojë atë në ngjarjen konkrete. Pikërisht për këtë Qeveria vlerëson se ajo vizitë ka qenë e realizuar privatisht pasi nuk ka qenë në funksion të Qeverisë. Qeveria as që e ka dërguar atë delegacion atje, dhe as që e ka autorizuar të flasë në emër të Qeverisë. Në asnjë mënyrë nuk ka dhënë arsye që një delegacion i tillë të marrë pjesë në atë ngjarje”, u shpreh Aleksandar Gjorgjiev, zëdhënës i Qeverisë.

Kanë reaguar edhe partia opozitare maqedonase, LSDM, e cila tha se çdo përpjekje shfajësimi e VMRO-DPMNE-së është e kotë, pasi Qeveria është trup kolektiv dhe nuk funksionon mbi baza private. Përndryshe, lihet të kuptohet se në qeveri ka paralelizëm.“Duke pasur parasysh se Qeveria është trup kolektiv, cilido akt i ndonjë anëtari të Qeverisë në suaza zyrtare është edhe akt i gjithë Qeverisë së Maqedonisë”, u shpreh Gordan Georgiev, nënkryetar i LSDM-së.

Reagimet politike vazhdojnë prej tre ditësh tashmë, që kur një delegacion i qeverisë, nga zyrtarë vetëm të BDI-së, i shoqëruar edhe nga një grup ushtarësh, në 11 vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit nderuan dëshmorët e UÇK-së në Sllupçan.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit