2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Shqiptarët më aktivët në rajon, ata të Kosovës në nivel të njëjtë të “dembelisë” me Malin e Zi

Më të lexuarat

Sipas një studimi të fundit, të kryer nga kërkuesit e Universitetit të Stanfordit, shqiptarët janë ndër popujt që ecin më së shumti. Sipas studimit që e transmeton mapo, nga harta e publikuar, shqiptarët bëjnë mesatarisht në ditë nga 5500 deri në 6000 hapa.

Grekët janë në intervalin e 4000-4500 hapave në ditë, ndërsa maqedonasit në intervalin e 5000-5500 hapave. Mali i Zi, Kosova dhe Serbia përllogaritet se kryejnë rreth 4500-5000 hapa në ditë.

Kërkuesit e Stanfordit përdorën smartphonet për të gjurmuar nivelin e aktivitetit në mijëra njerëz në mbarë globin.

Duke marrë në konsideratë se 5.3 milionë njerëz vdesin në botë për shkak të mungesës së lëvizjes, studiuesit matën aktivitetin në miliona njerëz për të gjetur pse obeziteti është një problem më i madh në disa vende se sa në disa të tjera.

Studimi përdori të dhënat nga smartphonet për të analizuar sjelljen e 717 mijë burra dhe grave më 111 shtet, hapat e të cilëve u studiuan për më shumë se 95 ditë.

Në krahasim me vendet e tjera, Hong Kongu ka qytetarët më aktivë, të cilët bëjnë mesatarisht 6,880 hapa në ditë.

Kërkuesit gjetën gjithashtu se britanikët janë më aktivët krahasuar me fqinjët e tyre, me një mesatare prej 5444 hapa në ditë, të barabarta me 5 kilometra.

Nga ana tjetër më dembelët në botë janë indonezianët të cilët qëndrojnë të fundit në renditje me një mesatare prej 3513 hapa në ditë. Ky numër është shumë më i ulët se mesatarja botërore prej 5000 hapash në ditë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit