Diaspora shqiptare ka paralajmëruar edhe një protestë në Zvicër ku do të shprehet revolta kundër dhunës dhe padrejtësive ndaj shqiptarëve në Maqedoni.
Sebep janë bërë tensionet e fundit ndëretnike gjë e cila ka ringjallur aktivitetet e tyre. Protesta ndo të mbahet më 16 prill, në Helvetiaplatz të Bernës, ndërsa motoja do jetë “Stop diskriminimit të shqiptarëve në Maqedoni, stop bastardimit të gjuhës shqipe, stop vrasjeve policore….
Ndryshe, kjo protestë vijon pas asaj në Bruksel organizuar po nga diaspora shqiptare e cila siç dihet deri tani ka luajtur rolin kryesor në organizimin e lëvizjeve çlirimtare të shqiptarëve në Kosovë, Maqedoni dhe Luginë të Preshevës gjatë viteve të nëntëdhjeta dhe fillim të këtij shekulli/koha/kohaislame