1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Shqiptarët, emigrantët e dytë më të pasur në Itali

Më të lexuarat

Shqiptarët janë emigrantët e dytë më të pasur në Itali, nëse përjashtohen disa vende të Bashkimit Europian.

Një raport i fundit i fondacionit “Leone Moressa”, mbi impaktin fiskal të emigrantëve në Itali, përpiluar mbi të dhënat e Bankës Qendrorë të Italisë, tregon se pasuria mesatare e shqiptarëve në Itali shkon në në 13.983 euro për frymë, ose rreth 4 miliardë euro në total.

Krahasuar me Prodhimin e Brendshëm Bruto të Shqipërisë, mund të thuhet i se shqiptarët e Italisë kanë të ardhura të deklaruara sa 1/3 e ekonomisë së Shqipërisë.

Duke llogaritur problemin e informalitetit të lartë të punës në Itali, sidomos mes të huajve, atëherë mund të themi se kjo normë, realisht është shumë më e lartë.

Vetëm brazilianët janë më të pasur se shqiptarët, me rreth 15 mijë euro për frymë. Madje, pasuria e shqiptarëve rezulton të jetë më e lartë edhe se e rumunëve, apo polakëve.

Përllogaritja bëhet mbi taksat që paguajnë kontribuesit.

Në Itali jetojnë rreth 286 mijë shqiptarë. Taksa që merret për bazë është tatimi mbi të ardhurat personale (IRPEF), dhe një shqiptar mesatar, emigrant në Itali, i paguan shtetit rreth 2,271 euro.

Kjo do të thotë se shqiptarët e Italisë i paguajnë drejtpërdrejtë shtetit Italian,651 milionë euro, vetëm në formën e tatimit mbi të ardhurat personale./dita

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit