1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Shqiptarët e Luginës kërkojnë hise

Më të lexuarat

Lëvizja për Progres Demokratik (LPD) e Jonuz Musliut përkrah vazhdimin e dialogut politik ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, por, si ka kumtuar sot kjo parti politike e shqiptarëve nga Lugina e Preshevës, ajo e konsideron të domosdoshme praninë e përfaqësuesve legjitimë të shqiptarëve të Luginës në përbërjen e ekipit negociator të Kosovës.

“Diskriminimi sistematik i shqiptarëve të Luginës së Preshevës nga ana e pushtetit në Beograd, drejtësia selektive që na ofrohet nga atje, si dhe jostabiliteti shumëvjeçar politik dhe ekonomik në Luginën e Preshevës duhet të jenë temë e dialogut”, thuhet më tutje në komunikatën e LPD, që e ka nënshkruar Musliu.

LDP dy palëve në dialog iu ofron çështje që, sipas mendimit të saj, do të duhej të gjenden në tavolinën e bisedimeve, sepse zgjidhja e tyre është parakusht për jetë të qetë të shqiptarëve dhe serbëve në Luginën e Preshevës.

“Integrimi i shqiptarëve në institucionet e sistemit, integrimi i plotë i ish-pjesëtarëve të UÇPMB-së në rrjedhat politike e ekonomike, demilitarizimi i Luginës së Preshevës, kthimi i shqiptarëve të zhvendosur në Kosovë dhe forcimi i institucioneve t qeverisjes lokale, janë çështjet që kërkojnë përgjigje nga palët dialoguese”, thekson LDP-ja.

Në kumtesë më tutje thuhet se dialoguesit duhet të marrin qëndrim për shkallën e zhvillimit ekonomik të rajonit, hapjen e vendeve të reja të punës dhe reformën e arsimit mbi themele të standardeve ndërkombëtare, transmeton koha.

LDP rikujton se për komunat Bujanoc, Preshevë e Medvegjë vend i natyrshëm është Kosova, në përbërje të së cilës kanë qenë deri në vitin 1945, kur komunistët serbë i kanë këmbyer ato me komunat Leposaviq dhe Zubin Potok, që deri atëherë kanë qenë në kaurë të Serbisë.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit