2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Shqiptarët drejt qyteteve, maqedonasit nga fshati

Më të lexuarat

 

Të dhënat për migrimin e brendshëm të popullsisë tregojnë se gjatë vitit 2011 pjesa më e madhe e qytetarëve kanë migruar nga fshati në qytet. Pjesa me madhe e migrimeve nga fshati në qytet ka ndodhur në rajonin verilindor, në të cilin kanë ndodhur 42 për qind e migrimit të përgjithshëm nga qyteti në fshat. Karakteristikë për rajonin e Pollogut janë migrimet mes fshatrave, të cilat përbëjnë 58, 8 për qind të migrimeve të përgjithshme nga fshati në fshat, raporton ‘Lajmi’.
Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistikë gjatë vitit 2011 kanë migruar 3734 persona. 787 prej të cilëve kanë shkuar nga qyteti në fshat, 1219 nga fshati në qytet, 452 nga qyteti në qytet dhe 1276 nga fshati në fshat. Migrimet me të shumta kanë ndodh në rajonin jug perëndimor 660, ndërsa më pak migrime ka në rajonin e Shkupit 194.

 

Në rajonin e Pollogut kanë ndodh 338 migrime nga fshati në fshat, nga 575 migrime sa kanë ndodh gjithsej. Migrimet më të shumta nga qyteti në fshat kanë ndodh në rajonin e Pellagonisë me 140 gjithsej dhe më pak në rajonin juglindor 82. Migrimet më të shumta nga fshati në qytet kanë ndodh në rajonin lindor 205 dhe më pak në rajonin e Shkupit 68.

 

Migrimet nga qyteti në qytet më shumë kanë ndodhur në rajonin jug perëndimor 119 dhe me pak në rajonin e Shkupit, ku nuk ka ndodhur asnjë lëvizje e këtij lloji të popullsisë.

 

Sipas të dhënave të Entit për Statistikë, 2 096 persona kanë ardhur në Maqedoni nga shtetet e tjera, ndërkaq që janë larguar nga Maqedonia për në shtetet e tjera 1 290. Pjesa më e madhe e shtetasve të huaj që kanë ardhur në Maqedoni është vendosur në rajonin e Shkupit 823 dhe me pak në rajonin e Vardarit 72.

 

Ndërkaq, pjesa më e madhe e atyre që kanë ikur nga Maqedonia për në shtetet e tjera është nga rajoni jugperëndimor 931, ndërsa nga rajoni i Vardarit nuk ka ikur askush. /Telegrafi/kohaislame

 

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit