0.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Shqipëria, vendi me pasuri nëntokësore të rralla

Më të lexuarat

Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, pohon se toka shqiptare posedon rreth 400 milionë tonë naftë. Ajo raporton se kjo pasuri nëntokësore është ende e pashfrytëzuar nga askush.

Sipas agjencisë kjo pasuri gjendet në zonën Patos-Marinza, në një hapësirë prej 44 mijë hektarësh. Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, ecuria e eksporteve të naftës bruto vijoi të ishte pozitive. Në fund të tetorit të vitit 2013, eksportet arritën në 1.6 milionë tonë.
Eksportet e naftës shqiptare janë 2.4 herë më të larta se sasia e karburanteve që Shqipëria importon në vend për t’u përdorur në konsumin vendas. Nafta shqiptare për shkak të cilësisë së saj, eksportohet si bitum në tregjet e huaj dhe shërben për asfaltimin e rrugëve.
/Shekulli Online//kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit