0.7 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Shqipëria shpreh përkrahjen për Palestinën

Më të lexuarat

Ministri i jashtëm i Shqipërisë në takimin e zhvilluar dje me ambasadorin e Palestinës në Tiranë deklaroi se krijimi i shtetit të pavarur të Palestinës është e drejtë legjitime e popullit palestinez.
Z Edmond Panariti në takimin me ambasadorin palestinez Esam Mosalehe shprehu besimin se përpjekjet e lidershipit palestinez për çlirimin e territoreve të pushtuara do të japin rezultat dhe së shpejti të krijohet shteti i pavarur i Palestinës. Nga ana e tij, ambasadori palestinez foli për vuajtjet e popullit palestinez nën pushtimin izraelit dhe shprehu dëshirën për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe popujve.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit