1.3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Shqipëria rezerva nafte më shumë se BE

Më të lexuarat

Shqipëria zotëron një potencial mjaft të madh kur vjen fjala te pasuritë minerare. Ndërkohë që, sipas drejtorit të përgjithshëm të grupit kanadez “Petromanas”, Glen McNamara, me rezervën prej 430 milionë tonësh naftë të zbuluar, aktualisht mbetet vendi me fushën më të madhe naftëmbajtëse tokësore në Evropë.

“Shqipëria zotëron fushën më të madhe naftëmbajtëse tokësore në Evropë, zotëron disa zona aktive, si dhe një potencial të konsiderueshëm ende të pazbuluar”, – tha McNamara gjatë forumit “Për zhvillimin e modelit ekonomik, bazuar në sektorin e energjisë dhe të hidrokarbureve”, të zhvilluar dje në Tiranë.

Nafta e gazi

Potenciali i konsiderueshëm i pasurive nëntokësore u shtjellua në mënyrë të hollësishme gjatë forumit nga Sokol Behaj, Drejtor Ekzekutiv i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, i cili prezantoi arritjet e derisotme dhe projektet kryesore në fushën e hidrokarbureve, koncesionarët dhe projektet e kërkimit/zbulimit në tokë dhe në det.

Duke folur për situatën e licencimit në fushën e prodhimit dhe zhvillimit në zonat naftëmbajtëse ekzistuese, Behaj tha se janë shtatë, licencat e nënshkruara nga shteti shqiptar me kompani të ndryshme. Në zonën Ballsh-Hekalit operon kompania “Stream Oil & Gas”; në Cakran-Mollaj operon “Stream Oil & Gas”; në Patos-Marinez, “Bankers Petroleum”; në Gorisht-Koculit, “Stream Oil & Gas”; në Delvinë po “Stream Oil & Gas”; në Kuçovë, “Sherwood International”; dhe në Visokë, “Transoilgroup AG”.

Ndërsa u ndal te situata e kërkimeve të reja, drejtori i AKBN bëri me dije se në bllokun detar të Durrësit po zhvillon kërkime kompania “San Leone”. Për blloqet “A&B,D&E,2&3” janë nënshkruar tre marrëveshje me shoqërinë “Petromanas Albania”. Në bllokun “F” zhvillon kërkimet “Bankers Petroleum”.

Në bllokun e emërtuar Joni-5 zhvillon kërkime kompania “Capricorn”. Kompania “Emanuelle Adriatic Energy Limited” zhvillon kërkimet në blloqet detare 2,3,4, ndërkohë që blloqe të tjera detare e tokësore përfshihen në licencën e kompanisë shtetërore shqiptare “Albpetrol”.

Mineralet

Duke folur për burimet minerare, Sokol Behaj theksoi se Shqipëria zotëron një rezervë prej 34.9 milionë tonësh krom, 230 milionë ton hekur nikel e 32 milionë ton bakër. Sipas tij, në maj të vitit 2013 numri i lejeve minerare është 648.

Numri më i madh i licencave i përket industrisë nxjerrëse të kromit, ku aktualisht janë nënshkruar 226 leje, nga 203 në vitin 2012. Për hekur-nikel, në 6 rrethe të vendit numërohen 31 leje shfrytëzimi. Për mineralin e bakrit numërohen 7 leje shfrytëzimi, nga 4 në vitin 2012.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit